E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim i Drejtorisë së Informimit të Institucionit të Presidentit.

13 korrik 2010

Drejtoria e Informimit e Institucionit të Presidentit bën me dije se Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati një komunikim zyrtar me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Huan Karlos gjatë të cilit Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi ndihmesën dhe mbështetjen e çmuar e të vazhdueshme spanjolle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu gjatë këtij komunikimi, Presidenti Topi e ftoi Madhërinë e Tij së bashku me Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Sofia që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Madhëria e Tij, Huan Karlosi e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët. “Jam i bindur që kjo vizitë në vendin tuaj të bukur do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe lidhjet e ngushta të miqësisë që bashkojnë dy popujt tanë, ashtu si edhe për të përparuar në rrugën që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Evropës – rrugë të cilën, siç e dini, Spanja e mbështet plotësisht.” – u shpreh Mbreti i Spanjës, Huan Karlosi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›