Presidenti Topi dekoron mjekun e mirënjohur, Prof. Spiro Qirko, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

12 korrik 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite mjekun e shquar Prof. Spiro Qirko me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, gjatë një ceremonie të veçantë në Presidencë, ku ishin të ftuar personalitete të shumtë të fushës së mjekësisë dhe kolegë të Departamentit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës si dhe Drejtori i saj, zoti Ilir Dashi, etj.
Pas nderimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, zoti Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi Prof. Dr. Spiro Qirko Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Personalitetit të shquar të mjekësisë shqiptare, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor në vend, veçanërisht, të kardiologjisë, si dhe në përgatitjen e brezave të mjekëve të rinj.” duke theksuar:
“Të nderuar miqtë e mi, Margarita dhe Spiro,
Të nderuar profesorë, akademikë,
Zonja dhe Zotërinj!
Kam një kënaqësi të veçantë sot që në detyrimin tim institucional për të dekoruar personalitete të shquara të jetës institucionale, shoqërore, publike, të them dy fjalë për profesor Spiro Qirkon, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë profesionale ka demonstruar së pari të qenit humani, ashtu si e kërkon rregulli i Hipokratit, ashtu sikurse e kërkon një shoqëri civile, qytetare, demokratike. Dhe e dyta, me këtë lloj bazamenti qytetar dhe human, profesor Qirkoja ka ditur të ndërtojë një karrierë të shkëlqyer profesionale.
Padyshim, ashtu si unë, këtë e thonë kolegët e tij, e thotë rrethi me të cilët ka bashkëpunuar, rrethi i cili ka qenë i domosdoshëm për të ndërtuar karrierën, për të ndërtuar bashkëpunimin, se asnjëherë gjërat nuk vijnë vetëm. Kështu që bashkë me vlerësimin që bëj sot për profesor Qirkon, bëj edhe vlerësimin për të gjithë kolegët e tij. Kjo dëshmohet dhe nga prania këtu e shumë personaliteteve të jetës profesionale, me të cilët ju keni bashkëpunuar, keni ushqyer njëri-tjetrin dhe padyshim vjen një ditë kur njeriu jo vetëm e dëshiron që të vlerësohet, por dhe e meriton të vlerësohet. Dhe ju profesor Qirko, e meritoni plotësisht këtë gjë. Këtë e dëshmojnë pacientët, këtë e dëshmojnë qytetarët. Unë jam jashtëzakonisht i gëzuar që kur vlerësimi vjen nga të gjitha anët, atëherë dhe vendimi tregon që ka qenë objektiv dhe i drejtë.
Edhe një herë urimet më të mira! Jetë të gjatë juve dhe të gjithë kolegëve për të vazhduar këtë karrierë të shkëlqyer që ka vlera jo vetëm në terrenin kombëtar, por edhe në të gjitha tryezat ndërkombëtare, simpoziumet ndërkombëtare ku ajo që ju demonstroni që është padyshim pjesë e një përfaqësimi shumë elitar! Urime!”
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Spiro Qirko, pasi përshkroi ecurinë e kardiologjisë shqiptare, u shpreh:
“I nderuar zoti President,
Të dashur miq,
Zonja dhe Zotërinj!
Ditën e sotme do ta shihja në dy këndvështrime të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, ajo është ditë nderimi dhe vlerësimi për mua dhe për familjen time, por në të njëjtën kohë ajo përmban ngjyrat e një dite falënderimi dhe mirënjohjeje, aq të nevojshme për qeniet njerëzore. Në këtë kontekst, përfitoj nga rasti i lumtur për të falënderuar nga zemra Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, duke i shprehur atij mirënjohjen dhe konsideratën time të thellë për vlerësimin e lartë që më bëhet nëpërmjet akordimit të kësaj dekorate.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë kam bindjen e plotë se ky vlerësim nuk mund të përvijohet brenda kontureve të një individi. Në kohën e sotme, sikurse të gjithë e dinë, arritjet janë të suksesshme vetëm atëherë kur individët janë pjesë e stafeve të fuqishme cilësore. Unë pata fatin të jem pjesë e një stafi karidologjik të konsoliduar me tradita të kahershme, ku breza të njëpasnjëshëm, falë kësaj tradite dhe shkolle, kanë ndërtuar me shumë vullnet, dije dhe entuziazëm ndërtesën e admirueshme të kardiologjisë shqiptare.
Shumë vite më parë, kur bashkë me kolegë dhe miq të mi morëm përsipër barrën për përsosjen e mëtejshme të kardiologjisë sonë, në fillim u ndjemë skeptik, pasi ndodheshim përballë sfidave në dukje të pakalueshme, kur kardiologjia evropiane dhe ajo botërore regjistronin përparime marramendëse. Përfundimet tejet të vlefshme të shumë studimeve të randomizuara dhe rritja e paimagjinueshme e cilësisë së teknikave të diagnostikimit dhe të mjekimit i kishin dhënë kardiologjisë nuanca magjepse të një tempulli të shenjtë, që po shpëtonte nga vdekja dhe zgjaste jetët e miliona njerëzve. Përpara kësaj mrekullie kardiologjike botërore, kur ne kishim dalë nga izolimi pesëdhjetëvjeçar komunist, stepja jonë ishte mëse e argumentuar dhe njerëzore. Në këto rrethana, ka pasur një impakt shumë inkurajues për ne thënia proverbiale e Presidentit Bush senior, ditën e betimit të tij si Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ndër të tjera ai tha: “Detyrat që na dalin përpara janë të shumta, por pengesat janë edhe më të mëdha. Ato mund të përballohen me sukses vetëm duke u mbështetur në forcën që lind nga bashkimi i mendjeve, zemrave dhe shpirtrave tanë”.
Po të hedhim një vështrim panoramik të udhës së përshkruar, e them pa mëdyshje se kardiologjia shqiptare e ndjen veten krenare dhe plotësisht të motivuar për arritjet bashkëkohore. Stafi ynë drejtues është përpjekur në radhë të parë që të formojë dhe të edukojë kardiologë me fytyrë njerëzore. Ka qenë një porosi e hershme e babait tim, që kur isha student që në momentin e vizitës tek shtrati i të sëmurit, mjeku duhet të përfytyrojë sikur të jetë ai i sëmurë dhe pacienti mjek. Në këto kushte, ai duhet t’i shërbejë të sëmurit me të njëjtin përkushtim që do të kërkonte t’i shërbehej atij. Kam bindjen se angazhime të tilla janë mëse të pranishme në kardiologjinë shqiptare.
Është një kënaqësi e veçantë të pohoj se sot ne kemi një brez të formuar kardiologësh që janë të aftë të zgjidhin me sukses problemet nga më të vështirat dhe nga më enigmatiket që servir praktika e përditshme klinike. Kardiologjia shqiptare e ditëve tona nuk zhvillohet e mbyllur dhe e izoluar brenda mureve të klinikave, të laboratorëve të termodinamikës, apo kardiografisë. Përkundrazi, frymëmarrja e saj ndihet ndjeshëm në sallat dhe auditorët e mitingjeve prestigjioze kombëtare, evropiane dhe botërore si dhe pasqyrohet bindshëm në shtypin e kualifikuar evropian dhe botëror.
Zonja dhe zotërinj,
E ardhmja e kombit do të ishte e errët pa përgatitjen serioze dhe të disiplinuar të brezave të rinj. Do të ishte vërtet e dhimbshme dhe ndërkohë e dënueshme që kardiologët e ardhshëm të mbeteshin në nivelin e dijeve të sotme. Po të ndodhte kështu, nuk do të kishte fyerje dhe diskriminim më të madh për zemrën, për organin e jetës dhe të kënaqësisë njerëzore, për këtë organ sa fisnik dhe njerëzor, por jo më pak kapriçoz dhe pretendues për përkujdesje dhe trajtime mjekësore të kualifikuara që mund të realizohen vetëm nga njerëz të ditur. Janë ata, që më mirë se kushdo tjetër mund të ruajnë të padëmtuara zemrat tona, sikurse janë po ata që mund të shëndoshin më tej dhe me efikasitet shoqërinë shqiptare për të qenë pjesëtare e denjë e familjes së madhe evropiane.
Të nisur nga këto prerogativa, ndjehemi të lumtur që zemrat e së ardhmes do të jenë nën kujdesin dhe vëzhgimin e rreptë të një gjenerate të re me formim bashkëkohor, që do të projektojë spirale të reja në kurbën ngjitëse të kardiologjisë sonë.
I nderuar zoti President,
Të dashur miq,
Ndihem shumë i lumtur që në këtë ditë të flitet për kardiologjinë tonë. Le të shërbejë kjo ditë si homazh për të vlerësuar punën tepër të nderuar dhe të respektuar të miqve të mi, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të klinikave dhe Departamentit të Kardiologjisë që, pa dijet, përkushtimin dhe sakrificat e tyre, arritjet tona do të ishin të papërfillshme!
Një tufë falënderimesh u takon dhe të sëmurëve tanë, të cilët kanë përfituar prej nesh jetën, por ndërkohë me shqetësimet e tyre na kanë shtuar dijet, na kanë shtuar përvojën për të qenë më të përgatitur dhe më të përkushtuar për të ardhmen!
Kjo ditë falënderimi le të shërbejë si homazh për prindërit e mi, për nënën dhe babanë tim, të cilët më dhuruan modelin e të qenit fisnik dhe njerëzor në edukatën e punës dhe të moralit!
Falënderimi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është ai që i takon motrës sime, pjesës më të mirë të binomit Qirko, që me përkushtimin e saj vetëmohues dhe shembullor më është ndodhur gjatë gjithë kohës pranë, duke qenë këshilltarja më e sinqertë në çastet më delikate të jetës sime!
Më lejoni, zoti President dhe ju të dashur e të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, t’ju falënderoj nga zemra që më nderuat me pjesëmarrjen tuaj fisnike dhe dashamirëse në këtë ceremoni model komunikimesh njerëzore! Le të mbetemi përjetësisht miq, gjithmonë pranë njëri-tjetrit, me zemra të shëndetshme dhe përherë faqebardhë! Gëzuar!”