Njoftim për Shtyp
Zyra e shtypit e Kryeministrit Berisha bën të ditur se në përgjigje të një pyetjeje të bërë nga media të kontrolluara nga opozita, Kryeministri është përgjigjur se nuk ka patur sot, ditën e djelë, një bisedë me Nën-Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Daniel Fried në lidhje me ligjin për dosjet.
Zyra e shtypit njofton se Kryeministri Berisha ka zhvilluar ditën e shtunë në orën 6 pasdite një bisedë telefonike me Nën-Sekretarin Fried. Biseda është zhvilluar në një frymë të hapur dhe miqësore dhe në të është diskutuar për dosjet dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.21/12/2008