Kryeministri Berisha takohet me grupin e punës për reformën e sistemit të licencimit të aktiviteteve ekonomike
Kryeministri zhvilloi sot një takim me grupin e punës që po drejton reformën e sistemit të licencimit të aktiviteteve ekonomike. Në takim u bë një prezantim i projekt ligjit të propozuar, së bashku me aktivitetet për të cilat do te kërkohet pajisje e subjekteve të interesuar me leje, licenca apo autorizime. Tiparet më thelbësore të projektligjit përfshijnë adoptimin e parimit “heshtja është miratim”, i përdorimit të teknologjisë se internetit dhe formave dixhitale të aplikimit, i kryerjes së shërbimit me një ndalesë dhe thjeshtimit sa më shumë të procedurave përkatëse.
Megjithëse ligji rregullon krijimin e “One stop shop” vetëm për licencat qe lëshohen nga pushteti qendror, parimet qe rregullojnë procesin e licencimit do te jene detyruese edhe për autoritetet e tjera qe lëshojnë leje apo licenca.
Me qellim qe te përshpejtohet puna për fillimin nga veprimtaria të Qendrës Kombëtare te Licencave, dhe duke qenë se faza e dyte e programit të pragut të mijëvjeçarit qe do te asistoje këtë projekt pritet te filloje qe ne fillim te muajit janar, ne takim u diskutua edhe projekt vendimi i KM qe krijon këtë autoritet dhe qe gjate kësaj faze transitore, deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit, do te përgatisë të gjithë bazën e nevojshme infrastrukturore materiale e njerëzore te nevojshme.
E gjithë kjo paketë aktesh ligjore e nënligjore pritet të diskutohen formalisht në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
22/12/2008