Njoftim për shtyp i zëdhënëses së Kryeministrit znj. Erla Mëhilli
Zëdhënësja e Kryeministrit, znj. Erla Mëhilli, njofton se mbledhja e qeverisë e parashikuar për sot, e mërkurë, 21 korrik 2010, u shty për një kohë tjetër për shkak të një gjendje febrile gripale, me çrregullime digjestive që ka prekur Kryeministrin Berisha dy ditët e fundit.
Ndërkohë, bëjmë të ditur se gjendja shëndetësore e Kryeministrit është në përmirësim.
Pritet që mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të zhvillohet gjatë 2 – 3 ditëve në vijim.
21/07/2010