Njoftim për shtyp i zyrës së shtypit të Kryeministrit
Kryeministri Berisha takoi sot në zyrën e tij pranë Këshillit të Ministrave drejtorin e përgjithshëm të degës së kompanisë energjetike austriake EVN në Maqedoni, zotin Günther Ofner.
Në këtë takim zoti Ofner i paraqiti kryeministrit studimin e plotë për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjitik të lumit Vjosë, të ndërtimit të tetë hidrocentraleve të reja (përvec Kalivaçit) me një vlerë prej 668 milionë euro e me kapacitete të instaluara energjetike 380 megavat duke i shtuar kështu sistemit elektroenergjitik shqiptar një prodhim prej 1 twh në orë energji elektrike.