Kryeministri takon përfaqësuesit e Grupit Inteza, të Rrjetit të Ndërtimit të Bankave në Evropën Juglindore
Kryeministri Sali Berisha priti sot në mesditë Drejtorin e Përgjithshëm për Rrjetin e Ndërtimit të Bankave të grupit Inteza Sanpaolo, zotin Giovanni Boccolini dhe Presidentin e Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Bankës Amerikane zotin Lorenco Roncari.
Ky takim u krye me rastin e firmosjes së kontratës mes Inteza Sanpaolos dhe Bankës Amerikane të Shqiperise, e cila konsiderohet si një eveniment i rëndësishëm si për nxitjen e investitorëve strategjik ashtu dhe për zhvillimin e tregut bankar. Drejtuesit theksuan rëndësinë e shtrirjes së Grupit Inteza në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë dhe vendin tonë, për mbështetjen e financimeve të projekteve të infrstrukturës si dhe rritjen e kapaciteteve të stafit vendor.