E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftime mbi ngjarjen në fshatin Gerdec

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ofruar ndihmën e saj të menjëhershme për situatën.

Gjithashtu Mbrojtja Civile Italiane ka ofruar dhe do të japë së shpejti ndihmë të menjëhershme për të lënduarit dhe situatën.

E njëjta gatishmëri ndihme ka ardhur edhe nga Republika e Maqedonisë.

Në këto momente numri i viktimave është ende i paqartë.

Forcat e Policisë, me mjete të blinduara, sapo kanë mbërritur në vendngjarje, edhe pse shpërthimet vazhdojnë.

Njoftim

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se policia, e cila ka hyrë me mjete të blinduara në zonën e shpërthimin, po nxjerr të plagosurit.

Njoftim

Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t’u çmontuar nga ekipet e specializuara.

Njoftim

Zyra e Shtypit e Kryeministrit përgënjeshtron lajmin e dhënë në disa media se ka 5 të vdekur në Spitalin Ushtarak. Deri tani në spitalin Ushtarak ka të plagosur rëndë, por asnjë të vdekur.

Njoftim

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se deri tani Forcat Speciale kanë nxjerrë nga vendi i ngjarjes 4 viktima. Po punohet për të nxjerrë sa më shpejt të plagosurit.

Njoftim

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha u ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes të vënë në gjendje gatishmërie godinën e konvalishencës në plazhin e Durrësit, si dhe ambiente të tjera për të strehuar popullsinë të evakuuar nga vendngjarja e zona përreth.   

Njoftim

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se ka shkuar në 200 numri i të plagosurve

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›