Njohëm vetëm realitetin

Presidenti në largim i Kroacisë, Stipe Mesic, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte njohje e realitetit dhe ka shtuar se Kroacia duhet t’i ketë marrëdhëniet korrekte me Kosovën, sikurse edhe me shtetet e tjera.
Mesic ka thënë se atij nuk mund t’i vihet barrë tendosja e marrëdhënieve mes Kroacisë dhe Serbisë, pasi që Kroacia nuk ka bërë gjë tjetër, pos që ka njohur realitetin lidhur me Kosovën, ndërsa ka shtuar se Serbinë askush nuk e detyron ta njohë pavarësinë e saj.