Njohja dhe certifikimi i produkteve shqiptare me standartet nderkombetare

Autoritetet nxisin procesin e njohjes dhe te certifikimit te produkteve shqiptare me standartet nderkombetare vecanerisht per ato qe jane te destinuara per eksport ne vendet e rajonit te BE-se apo dhe me tej. Per adoptimin e standarteve sipas Organizates Nderkombetare te Standarteve ISO te Komitetit Europian per Standartizimet CEN apo organizmave te tjere te njohur ne kete fushe Shqiperia ka nje bashkepunim te ngushte me vendet e tjera te rajonit apo me vende te tjera europiane.
Per biznesmenet shqiptare eshte rritur interesimi qe malli qe ofrojne te jete i standartizuar
Sa here qe flitet per produktet shqiptare qe kerkojne te jene pjese e tregjeve jashte vendit argumenti qe perseritet nga ekspertet eshte plotesimi i standarteve. Por ky koncept nuk perfshin me vetem produktet per eksport por dhe ate qe destinohet per tregun vendas. Globalizmi i ekonomise siguron nje fluks te jashtezakonshem mallrash dhe sherbimesh qe e bejne konkurencen dhe ndarjen e tregut gjithnje e me dinamik. Per biznesmenet shqiptare eshte rritur interesimi qe aktiviteti dhe malli qe ofrojne te jete i standartizuar. Kjo sipas Bashkim Muces qe eshte ne krye teDrejtorise se Pergjithshme te Standartizimeve te Shqiperise nuk eshte nje proces i lehte qe e kryen ne nje kohe te shkurter. Muca thote per DW se kerkesa e tregut vendas per standarte eshte ne rritje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bashkim Muca
Ne kemi deri tani te adaptuara rreth 95 perqind te standarteve europiane dhe ne kete pikepamje jemi me te avancuara se vendet e tjera te rajonit. Por kemi nevoje per ceshtje qe kane te bejne me ngritjen e kapaciteve administrative pjesemarrje ne procesin e punes prane organizatave nderkombetare ku vendet e rajonit jane edhe me te perparuara.
Drejtoria e Pergjithshme e Standartizimeve te Shqiperise eshte anetare korrespodente e ISO-s Organizata Nderkombetare e Standartizimeve dhe ka ambicie per te qene me te drejta te plota ne CEN Komiteti Europian i Standartizimeve dhe ne CENELEC Komiteti Europian per Standartizimin ne Elektronike.
Sipas Bashkim Muces shitja e standartizimeve ne tregun vendas ka rritje ne afer 25 perqind krahasur me nje vit me pare. Sektoret me te interesuar sipas tij jane ndertimi dhe infrastruktura si dhe fasonet. Nderkohe qe per tregun jashte vendit shitjet me te medha te standarteve behen ne Kosove thote Muca per DW.
Kosova eshte ne ngritjen e trupes se standartizmit. Sic dihet edhe ajo eshte ne nje proces te integrimit europian dhe Shqiperia po e mbeshtet fuqishem ate ne kete aspekt. Kemi dhe marreveshje dypaleshe dhe me Maqedonine nderkohe qe jemi ne negociata qe marreveshje te tilla ti kemi dhe me Malin e Zi e me Serbine.
Domosdoshmeri qe produktet shqiptare te perqafojne standartet europiane
Bardhi Sejdarasi drejtor ekzekutiv ne Dhomen kombetare te punonjesve te prodhuesve te veshjeve dhe kepuceve shprehet se tashme nuk eshte vetem nevoje por domosdoshmeri qe produktet shqiptare te perqafojne standartet europiane. Kjo sipas tij vjen dhe nga trendi i nje tregu te hapur dhe global kur Shqiperia ka nenshkruar marreveshjet e tregtise se lire ose marreveshjet CEFTA-s ku perfshihen vendet e rajonit por dhe nga detyrimet qe lindin nga zbatimi i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE-ne. Kjo e rrit konkurueshmerine per prodhimet dhe sherbimet kjo rrit kerkesen per te rritur standartet thote Sejdarasi per DW.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bardhi Sejdarasi
Menyra e standartizmit te tyre eshte modifikimi i produkteve dhe sherbimeve sipas standarteve europiane. Sepse produktet psh duhet te dalin nga qarku i mbyllur qe te mos jene te destinuara vetem per Shqiperine por ne baze te lehtesive qe krijojne marreveshjet e tregetise se lire te dalin dhe ne tregjet rajonale me nje popullate afer 60 milion jane vendet afer Shqiperise por dhe ne tregjet e tjera europiane e deri pertej Atlantikut.
Per sektorin e regjimit te perpunimit aktiv ose sic njihet ndryshme sektori i fasoneve ku punohet me material porositesi ka nisur ne shkalle te gjere vitet e fundit te behet standartizmi i produkteve te tyre. Sipas standartit ISO 9001 apo dhe me standarte te tjera te njohura nderkombetare ne varesi te destinacionit dhe kerkesa qe ka konsumatori. Bardhi Sejdarasi i referohet nje studimi te koheve te fundit te nje studioje private gjermane per nivelin qe ofrohet nga firmat dhe kompanite shqiptare te sektorit te fasoneve.
Rreth nje e treta e kompanive te vezhguara jane te gatshme te hyjne qe sot ne tregun europian sepse i plotesojne kushtet. Nje e treta e ketyre kompanive jane te gatshme qe me permiresime operacionale dhe disa investime te vogla teknologjike mund te jene shume shpejt pjese e tregut europian dhe me gjere. Dhe vetem nje e treta prej tyre kane probleme qe lidhen me investimet apo me diversikimin e procesve e produkteve qe realizojne.
Sipas eksperteve ky eshte nje sinjal pozitiv qe tregon se kompanite shqiptare kane shrytezuar lehtesite ne treg qe ua jep pozicioni gjeografik. Por dhe per te amortizuar goditjet e krizes globale qe nisi nga fundi i vitit 2008. Produktet e Fasoneve tani nuk jane te orintuara ne dy fqinjet me te afert qe jane anetare te BE-se Itali e Greqi por dhe me tej akoma ne Gjermani Zvicer Hollande etj. Ky zgjerim i hartes se tregut te eksporteve nuk mund ta zgjerohet dhe diversifikohet pa garantuar standartin. thote per DW-ne Bardhi Sejdarasi drejtor ekzekutiv ne Dhomen kombetare te punonjesve te prodhuesve te veshjeve dhe kepuceve ne Shqiperi.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica