Serbja kremton Bajramin me shqiptaret

Atmosfere festive sofra te begata dhe femije te gezueshem qe trokasin dere me dere te mbledhin sheqerka jane imazhet shumengjyreshe te festes se Kurban Bajramit ne Kosove pas faljes se te cilit ka filluar prerja e kurbaneve ne shenje dashurie dhe nenshtrimi ndaj Zotit.
E morem kurbanin e shtrime vume doren te shtate vetat dhe me Emer te Allahut i rame thike. Derisa atij i doli shpirti une i fala dy rekate per hater te Zotit e me shprese se na pranon kurbanin rrefen Hazir Kameraj nga Lebusha i cili ka shitur gjedhin e tij per shtate kurbane.
Jo gjithkund arrin te shtrihet dora e meshires
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Burra muslimane gjate prerjes se kurbanit
Besimi islam meson qe mishi i kurbanit te ndahet ne tri pjese nje per familjen nje per te afermin dhe nje per skamnorin. Por jo perhere kjo dore e meshires zgjatet atje ku njerezit kane nevoje.
Kam dale per me lyp per Bajram se i kam gjashte femije. Nvend se me ju dhane femijeve tesha e ushqim mua me duhet me dale me lyp. A eshte gjynah ankohet Elhame Zekaj 36 vjec ashkalije nga Gjakova e cila drejtohet kah xhamia te marre nje hise nga mishi i kurbaneve qe po shperndahet per te varferit.
Ne nje objekt matane rruges qe con drejt Manastirit te Decanit banon serbja Vesna Spalevic. Megjithese i perket besimit ortodoks ajo e di mire kuptimin e festes se Bajramit mbi te gjitha solidarizimin me te varferin.
Kjo eshte nje feste fetare muslimane. Gjate vitit jane Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami dhe keto jane festat me te rendesishme te besimtareve muslimane. Ketu harrohen te gjitha grindjet dhe njerezit pajtohen. Ndihmohen me njeri-tjetrin si dhe solidarizohen me skamnoret qe as ata te mos ndjehen te harruar nga fqinjte e tyre te kamur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbja Vesna Ilic ne festen e Kurban Bajramit
Edhe serbja pergezon muslimanet ne festen e tyre
Perderisa neper qarqet politike edhe me tej trumpetohet se nuk ka kushte per kthimin e serbeve dhe malazezeve ne Kosove Vesna Ilic deshmon per nje realitet tjeter ate te integrimit te plote. Dhe shoqeria kosovoare pranon krahehapur te gjithe njerezit vullnetmire dhe me te kaluar te paster -thote Nezir Balaj zyrtar per Komuntiete dhe Kthim ne Komunen e Decanit.
Ndersa Vesna eshte e integruar teresisht ne shoqeri. Ajo merr pjese ne festat tona shkon ne familjet shqiptare te cilat e respektojne. Ka deshire te shkoje e te shijoje traditen e festat tona. Shoqet e ftojne ndersa kjo kthehet me pershtypjet me te mira duke rrefyer ne vazhdimesi per mikpritjen shqiptare.
Dhe kremtimi i perbashket i Bajramit vazhdon qe para luftes kur si beogradase e martuar ne Decan kam bashkejetuar shume mire me shqiptare thote Vesna e cila kujton edhe viziten e pare pas kthimit para tri vjetesh.
Per femijet muslimane kam blere bombone
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lypese ne rruge ne diten e Kurban Bajramit
Viziten e pare per Bajram pas kthimit e kam bere tek shqitparet dhe boshnjaket e Prapaqanit. Ketu me se tepermi me pelqen atmosfera familjare dhe afrimi me njeri-tjetrin. Dhe keshtu veproj per cdo Bajram sepse kam rreth te gjere shoqerie. Une jam ortodokse dhe festat e mia jane Pashket dhe Krishtlindjet. Por une shkoj mysafire te shqiptaret sic vijne edhe ata ne festat e mia thote Vesna e cila krahas tavolines me peme e embelsiraka menduar edhe per femijet te cilet sigurisht se do te trokasin edhe ne porten e saj. Po ka shume femije qe vine edhe tek une per sheqerka. Ata shkojne dere me dere dhe kur te trokasin ne deren time une kam bere gati bombonet. Dhe kjo per mua eshte krejt normale.
Festa e Kurban Bajramit eshte festa me e madhe e islamit pas Fiter Bajramit dy dispozitat me te rendesishme te se ciles jane prerja e Kurbanit si dhe kryerja e Haxhit njera nder te pese shtyllat e islamit. Kurban Bajrami njihet ndryshe edhe si feste e sakrifices meshires dhe shtrirjes se dores se pajtimit.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Angjelina Verbica