E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës, BE kundër Serbisë

Reagimet e Serbisë pas njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia kanë nxitur edhe reagimin e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Diplomatët e BE-së përcollën me keqardhje reagimet e Beogradit zyrtar dhe vendimin që t’iu mohohet mikpritja ambasadorëve nga Podgorica dhe Shkupi.

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, ka deklaruar se është për keqardhje ajo çfarë është bërë pasi që Podgorica dhe Shkupi vendosën të veprojnë në linjë me politikën shumicë evropiane. “Nervozizmi nuk është pjesë e realitetit”, është shprehur shefi i diplomacisë franceze.(KTV/INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›