E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i gazit, vdes në Itali 37-vjeçari

Berat- Ndërron jetë në spitalin italian pronari i pikës së tregtimit të gazit, që shpërtheu ditë më parë në Lapardha. Pas vitimës së parë, 9-vjeçares, Artenisa Cani, mesnatën e mbrëmshme, u shënua viktima e dytë e shpërthimit.

Beqar Cani, 39-vjeç, edhe pas trajtimit në spitalin e Brindisit, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot vdekjes. Ngjarja ndodhi në fund të muajit shtator, në kohën që familja Cani po furnizonte pikën e tregtimit të gazit të lëngshëm. Artenisa, vajza e shtëpisë, ndodhej në një nga magazinat e dyqanit të tregtimit të gazit në kohën e shpërthimit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Nga shpërthimi, mbetën të plagosur Beqar dhe Susana Cani, si dhe Pashanjev Ago, drejtuesi i mjetit të transportonte gazin. Ata u dërguan me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar dhe mjekët kërkuan transport drejt Italisë për Beqar Canin, pasi ai ishte në gjendje kritike për jetën.

Hetimet e policisë përcaktuan si shkak të ngjarjes, pakujdesinë gjatë transportimit të gazit nga mjeti autobot drejt çisternave të gazit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›