E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni, policia italiane vret një shqiptar

Një shtetas me kombësi shqiptare ka mbetur i vrarë sot nga karabineria italiane. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur policia e Sienas në Itali u vu në kërkim të shqiptarit i cili mësohet se është rreth 30 vjeç por nuk i bëhetiI ditur identiteti i tij.

Siç bëri të ditur ANSA, shqiptari është qëlluar ndërsa ka tentuar t’i ikë patrullës së policisë. Karabinierët kanë kërkuar që ai të ndalojë makinën. Por teksa është larguar me shpejtësia është përplasur me një murë. Ai ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe të dy kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të ikin. Por ka rezultuar mision i pamundur për njërin prej tyre. Një plumb i karabinierëve italianë e ka lënë të vdekur në vend. Ndërsa shqiptari tjetër i plagosur është shoqëruar në spital.

Shqiptari 30 vjeç në emigracion, u vra gjatë një aksioni të policisë për ndalimin e tij. Sipas policisë viktima ishte i skeduar disa herë për krime dhe kishte dhënë identitete të ndryshme në polici. Karabinierët ishin vënë në ndjekje të tij teksa  udhëtonte me makinë të vjedhur, tip Lancia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›