E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves, SHBA pergezojne Malin e Zi

Ministri i Puneve te Jashtme te Malit te Zi, Milan Rocen ka marre te marten nje leter nga sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, e cila ka pergezuar qeverine e ketij vendi per njohjen e Kosoves.

Ne kete leter, te cilen Rocenit ia ka dorezuar ambasadori amerikan ne Podgorice Roderick Moore, Rice lavderon vizionin dhe perkushtimin e qeverise se Malit te Zi ndaj rajonit, si pjese te Evropes se bashkuar, qe mbeshtetet ne liri dhe paqe drejt nje ardhmerie prosperuese.

Duke e pergezuar Malin e Zi per kete vendim, Rice ka shprehur bindjen e saj se ky shtet do te jete shembull edhe per shtetet te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›