Njohja e Kosoves, SHBA pershendesin Malin e Zi dhe Maqedoninë
WASHINGTON-Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kanë përshëndetur vendimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë për njohjen e Kosovës dhe janë shprehur se gjatë "muajve të ardhshëm do të ketë ende njohje".
Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se "rritja e numrit të vendeve, që e kanë njohur Kosovën është vërtetim i përparimit të saj në vendosjen e shoqërisë se qendrueshme, multietnike dhe demokartike, që synon ndërtimin e raporteve normale politike dhe ekonomike me fqinjët e saj dhe në përgjithësi me bashkësinë ndërkombëtare".
Edhe Prishtina zyrtare e ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke e quajtur këtë si sinjal se njohjet do të vazhdojnë, pavarësisht përpjekjeve të Beogradit për ta ndalur këtë proces.
Ministri i punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, e cilëson njohjen e shtetësisë së Republikës si hap të rëndësishëm për Kosovën dhe tërë stabilitetin në rajon. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka deklaruar per BBC se njohjet që kanë ndodhur mbrëmë janë dhurata më e mirë që i kanë ardhur popullit të Kosovës, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me kërkesë të Serbisë, votoi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të deklarohet për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(d.b/News24/BalkanWeb)