E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina pershendet njohjen e pavarësisë nga Mali i Zi dhe Maqedonia

 

PRISHTINE-Prishtina zyrtare është shprehur e kënaqur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia. Vlerësimet janë veçaçërisht të larta për faktin se kjo ndodhi vetëm një ditë pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në favor të nismës së Serbisë për të kërkuar një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaci tha sot se vendimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi për njohjen e Kosovës nuk është i drejtuar kundër askujt, por është një vendim që forcon paqën dhe stabilitetin në rajon. Në një konferencë me shtyp, kreu i qeverisë tha se Kosova është e gatshme që të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet fqinjë, përfshirë këtu edhe Serbinë.
Ai theksoi se e ardhmja e Kosovës nuk varet nga Beogradi, ndërsa shfaqi bindjen se pas njohjeve të fundit, në Serbi do të shtohen zërat në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›