E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina ne zgjedhje te parakoheshme

Presidenti i Ukraines, Viktor Jushçenko, ka shperndare parlamentin dhe ka shpallur zgjedhje te parakohshme parlamentare pas renies se koalicionit qeveritar properendimor."Une jam thellesisht i bindur se koalicioni demokratik u rrenua vetem nga ambiciet personale te nje individi, nga etja per pushtet dhe venia e interesave personale mbi ato te kombit.Iu bej thirrje votuesve qe te marrin pjese aktive ne zgjedhje", tha presidenti Jushçenko duke shtuar se zgjedhet e parakoheshme do te zhvillohen ne daten 7 dhjetor.Partia Ukraina Jone e presidentit Jushçenko dhe Blloku i kryeministres Julia Timoshenko, kane pasur mosmarreveshje te thella kohet e fundit , cka mendohet se eshte shkaku kryesor i ketyre zgjedhjeve qe jane te 3-tat qe zhvillohen ne 3 vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›