E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës nga Jordania, çështje kohe

Nju Jork -Nё ditёn e tretё tё takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka takuar pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Jordanisë nё OKB, Ambasadorin Mohammed F. Al-Allaf. Ministri ka falёnderuar Ambasadorin jordanez pёr votёn nё mbёshtetje tё rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn.

Ministri Hyseni, po ashtu ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohje nga Mbretёria e Jordanit. Ambasadori Al-Allaf, nga ana e tij, ёshtё shprehur se çёshtja e njohjes ёshtё çёshtje kohe, dhe e ka siguruar Ministrin Hyseni se, pavarёsia e Kosovёs “ёshtё duke u shqyrtuar seriozisht nga Qeveria e Jordanisë”.

Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Hondurasit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Jorge Arturo Reina Idiaquez, Ministri Hyseni ka folur pёr zhvillimet mё tё fundit nё Kosovё, pёr rёndёsinё dhe efektet qё pavarёsia e Kosovёs ka pasur nё vendosjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Edhe nё kёtё takim, Ministri ka kёrkuar nga Ambasadori i Hondurasit qё tё pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje nga Hondurasi të pavarësisë së Kosovës.

Nga ana e tij, Ambasadori Jorge Arturo Reina Idiaquez ka thёnё se pavarёsia e Kosovёs “ёshtё njё realitet konkret nё rajon,” dhe e ka siguruar Ministrin se do t’ia pёrcjellё thirrjen pёr njohje Qeverisё sё Hondurasit.

Ministri Hyseni ka takuar edhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Brunei Darussalam, Ambasadorin Latif Tuah. Duke iu përgjigjur kërkesës së ministrit Hyseni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Tuah e ka siguruar ministrin e jashtëm të Kosovës se, Qeveria e Brunei Darussalam e ka marrë në konsideratë kërkesën e ripërsëritur të institucioneve të Kosovës, për çka edhe ёshtё duke e shqyrtuar çёshtjen e njohjes.

Hyseni, ka takuar edhe pёrfaqёsuesin e Bhutanit nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, Ambasadorin Lhatu Wangchuk. Nё takim, Ambasadori Wangchuk ka thёnё se misioni i Bhutanit nё OKB e ka pёrcjellё te Qeveria e tij kёrkesёn pёr njohje qё Ministri Hyseni ka dёrguar me 3 shkurt tё kёtij viti. Po ashtu ai e ka njoftuar ministrin e jashtëm të Kosovës se janё duke pritur vendimin e Qeverisё sё Bhutanit.

Gjithashti ministri kosovar ka pasur një takim të frytshëm edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Surinamit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Henry Leonard Mac-Donald. Nga ana e tij, Ambasadori Henry Leonard Mac-Donald e ka siguruar Ministrin se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›