Honduras, rrezik tsunami pas tërmetit
Amerika Qendrore është goditur sot nga një tërmet 7.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi u shembën në Honduras, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të fuqishëm. Nga të dhënat e para mësohet për një adoleshent të vdekur, i cili u zu poshtë nga gërmadhat e shtëpisë së tij.
Ndërkohë, sizmologët dhanë alarmin për tsunami në brigjet e Hondurasit dhe Belizesë. Njerëzit e frikësuar dolën nëpër rrugë. Shumë prej tyre thonë se tronditja ishte vërtet e frikshme.
Mes dëmeve llogaritet edhe shembja e mureve te një stadiumi ne Komajagua, 100 km në veri të kryeqytetit Teguçigalpa. Tërmeti u ndje deri ne Guatemale, ku në Guatemala Siti janë përsëritur skenat e panikut si në Honduras.