Vdes një tjetër person nga pickimi i rriqrave
Prishtinë -Një tjetër person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në spitalin infektiv të Prishtinës. Vdekja e 52-vjeçarit, erdhi pas pickimit nga rriqrat. Viktima vinte nga Mleqani i Malishevës, bashkëshortja e të cilit ka ndërruar jetë ditë më parë, për të njëjtën arsye. Zyrtarë të shëndetësisë apelojnë te qytetarët të kenë kujdes. 15 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Invektive.
Vendet me rrezikshmëri më të lartë të rriqrave të helmuara “Crime Congo” janë cilësuar Malisheva, Suhareka, Prizreni, Peja, Klina etj., mirëpo nuk janë përjashtuar edhe komunat apo vende të tjera. Rasti i parë është paraqitur edhe në komunën e Fushë-Kosovës, që do të thotë se kjo sëmundje apo epidemi ka përfshirë tërë vendin pa përjashtim.