E Enjte, 5 Nëntor 2026

Njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali, Rama jep lajmin e mirë

Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shpreh mirënjohjen kryeministrit Mario Draghi, ministrit të Jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje jetike për shqiptarët.
“Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik” shkruan zoti Rama.
“Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, shprehet kryeministri Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›