E Enjte, 5 Nëntor 2026

Skandali me pagat, Balla: Përpjekje për destabilizim. Prokuroria të hetojë!

Skandalin e publikimit të të dhënave personale të qyterarëve shqiptarëve, pagave e targave të makinave Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideroi përpjekje për destabilizim. Balla kërkoi që të ketë hetime dhe ndëshkime në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten. “Në gjithë këto vite kam nxjerrë konkluzionin që kur Prokuroria hyn në hetim, asnjë prej nesh nuk duhet të bëjë komente për personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, një përpjekje për destabilizim dhe situatën e krijuar në kompanitë private. Mendoj që duhet të kuptojmë që shoqëria dixhitale është vulnerabël sa i takon rrjedhjes së të dhënave. Shtete më të forta dhe më të mëdha, SHBA ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Ky është një sulm kibernetik dhe rrjedhje të dhënash. Mendoj që ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen në të ardhmen. Institucionet e drejtësisë, mendoj që kanë nevojë të hetojnë fshehjen e deklarimeve dhe deklarimet e rreme, i bën mirë një hetim i plotë gjithë këtij krimi i cili ka dëmtuar marrëdhënien mes punëmarrësit dhe punëdhënësit”, u shpreh Balla.

Balla foli edhe për zgjatjen e afateve të Vetingut, zgjedhjen e Presidentit apo edhe vendimin e SHBA-së për shpalljen non grata të Sali Berishës. “Komunikimi me kreun e grupit parlamentar të opozitës për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore ka vijuar dhe besoj është konkludues në nevojën që në sesionin e 2-të të kësaj legjislature të ngrihet komisioni, ku është dakordësuar përbërja, anëtarët, dhe objekti. Ne vazhdojë të insistojmë se busulla orientuese e komisionit duhet të jenë raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Besoj se shinat mbi të cilat do të ngrihet ky komision janë tashmë dhe sesioni i ardhshëm do të jetë sesioni ku ne do të kemi një punë shumë intensive nga ana e përfaqësuesve të grupeve parlamentare në çuarjen para të refomës e cila duhet të jetë gati shumë para zgjedhjeve vendore të 2023-shit”, tha Balla.

Balla u ndal edhe në nismën e një grupi deputetësh të PS-së për zgjatjen e afateve të Vetingut ku e vlerësoi të rëndësishëm komunikimin konstruktiv me opozitën. “Nisma ka ardhur si rekomandim i ONM, i cili i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e afateve prej shumë muajsh, nisur nga vlerësimi juridik i nevojës për të vijuar procesin e Vetingut nga e njëjta trupë, për të mos krijuar diferenca në procesin e vlerësimit dhe për të ruajtur parimin e barazisë. Ne e kemi mbështetur”, tha Balla.
Sipas tij, shqyrtimi në seanceë plenare i kësaj nisme i ka kaluar sesionit të ardhshëm që nis me 17 janar.
“Natyrshëm që duke qenë se kërkon 2/3 + 1 anëtarë të Kuvendit, nevojitet një komunikim dhe dialog konstruktiv me grupin parlamentar më të madh të opozitës, që është PD dhe unë besoj se kjo nuk mund të zhvillohet mbi bazën e presionit apo të retorikës së përditshme, por mbi bazën e një dialogu politik”, tha ai.

Balla vuri në dukje nevojën e çuarjes para të reformës në Drejtësi. “Nevoja për të çuar përpara reformën më të rëndësishme të këtyre 30 viteve dhe duke qenë se të gjithë përshëndesin aksioet e përditshme të SPAK në goditje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë dhe busulla jonë orientuese që kur të ulemi ta ndjejmë si detyrë ndaj shqiptarëve që të çojmë përpara procesin e Vetingut”, u shpreh balla.

Lidhur me kërkesën e opozitës për veting politik, Balla tha se kërkesa është në porcedurë parlamentare. “Lidhur me të ashtuquajturin Veting politik, mendoj se Kuvendi e ka dhënë këtë përgjigje. Në respekt të procedurës parlamentare edhe kjo çshtje po vazhdon të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit”, tha ai.

Por Balla theksoi se Vetingu politik zgjidhet përmes ILDKPI-së “Institucionet e reja të drejtësisë kanë besimin e publikut për të goditur korrupsionin edhe në politike dhe nuk ka nevojë për instrumente të reja. Të gjithë e dimë që me ndryshimet në ligjin për ILDKPI, në çdo rast që inspektoriati dedekton mospërputhje të deklarimeve, çështja shkon në SPAK, aty ku janë subjekt edhe politikanët e nivelit të lartë“, deklaroi Balla.

Sa i përket akuzave për një darkë me kreun e PD-së Basha, Balla tha se ai asnjëherë nuk kishte qenë në një darkë me të dhe se takimi  Bashën do të ishte vetëm në Gjykatën e Apelit, ku kreu i PD-së është paditur nga Balla për shpifje. “Ajo që është thënë nga Berisha është një rishfaqje e 30 vite të tij, i cili me gënjeshtra, shpifje e mashtrime ka lënë trashëgiminë e vet politike. E pakuptueshme që një person non grata nga SHBA vazhdon të marrë vëmendje, edhe publike në këtë vend. Unë mendoj se SHBA shpalljen non grata të Sali Berishës jo vetëm e kanë bërë mbi bazë faktesh, por e kanë bërë si një nevojë për të çliruar në radhë të parë PD-në por më shumë se kaq, Shqipërinë”, tha Balla.

Balla tha se e kishte përshëndetur vendimin e SHBA-së për Berishën, ndërsa theksoi se institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë detyrën e tyre lidhur me hetimet e papërfudnuara apo paçuara në konkluzione ndaj këtij individi.
“Rasti në fjalë ka qenë vizitë në familjen e një miku të vyer dhe kemi rastisur”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje dosjen e 21 janarit, ku tha se drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për rolin që kanë pasur në atë “krim shtetëror”. “Një gjë është e sigurt që unë nuk kam asgjë personale me të, por di që Berisha ka hesape me shqiptarët. Këto çështje duhen hetuar. Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga Basha ku ka qartësuar një përgjegjësi të Berishës kur tha se s’bëri atë që bëri Berisha më 21 janar. Çfarë bëri Berisha më 21 janar? Çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Mendoj se ai ka prishur provat e 21 janarit. Drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën se farë roli luajtën në 21 janar”, tha Balla.

Sa i takon qëndrimit për presidentin Ilir Meta, Balla tha se Partia Socialiste e ka bërë publik qëndrimin e vet dhe se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet në fund të janarit apo deri në mesin e muajit shkurt për rastin në fjalë. Raporti përfudnimtar i komisionit hetimor i miratuar nga Kuvendi ka shkuar në afatet e duhur në muajin qershor. Sa i përket përfundimit të mandatit 5-vjeçar, në fillim të muajit prill Kuvendi hyn në afatet e zgjedhjes së Presidentit. Në rast se kemi ndërprerje të parakohshme të mandatit të Presidentit Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit e kanë të përcaktuar qartë se kush kryen detyrat e Presidentit. Vakum institucional nuk do të ketë për asnjë moment”, tha Balla.

Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përtej 2/3 për largimin e Ilir Metës si President“Pozicioni ynë është i qartë, ne do të respektojmë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushteteuse. Parimi ynë është që vendimet e Gjykatës nuk komentohen por zbatohen”, deklaroi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›