E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e rajoneve separatiste, Rusia dhe Bellorusia shkëmbejnë akuza

Moskë, 14 gusht, NOA Autoritetet ruse dhe presidenti i Bellorusisë shkëmbyen sot replika duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e aleancës së tyre post sovjetike.

Presidenti bellorus, Aleksandar Lukashenka e akuzoi presidentin rus Dimitri Medvedev për shtrembërimin e komenteve të tij lidhur me njohjen e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Kremlini sot reagoi fuqishëm duke e akuzuar Lukashenkan për jokonsistentë, dhe u kërcënua ta publikojë përmbajtjen e plotë të takimit zyrtar të tyre.

Mosmarrëveshja ka shpërthyer për faktin nëse Lukashenka ka premtuar ta njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Medvedev tha se Lukashenka është zotuar për këtë, por pastaj ka dështuar ta mbajë premtimin.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›