Peru, frikë nga sulmet e lakuriqëve të natës vampirë, vdesin 4 fëmijë

Peru, 13 Gusht, NOA - Sulmet e lakuriqëve të natës vampir po vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe kjo duke prekur dhe fëmijët e vegjël në Amazonën peruane.
Numërohen rreth 500 persona që janë kafshuar
dhe katër fëmijë të vdekur.
Sulmet kanë ndodhur në fshatin e Uraqusa, në verilindje të vendit, ku jetojnë
fiset indigjene Aguajun.
Aktualisht, autoritetet kanë dërguar furnizime mjekësore dhe vaksina për
udhëheqësit e fiseve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 97% e njerëzve të kafshuar nga lakuriqët e
natës vampirë tashmë është vaksinuar. Disa banorë të tjerë nuk kanë pranuar të
vaksinohen.
Në javët e fundit, në ishullin e Marajos kanë vdekur 15 persona duke përfshirë
këtu dhe një fëmijë.
r.b/NOA