E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihet në punë centrali bërthamor iranian i ndërtuar me ndihmën e Rusisë

Moskë, 13 Gusht, NOA Do të jetë në funksionim nga data 21 gusht, centrali bërthamor iranian i ndërtuar me ndihmën e Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga Serghiei Novikov, një zëdhënës i agjencisë bërthamore ruse, e cila e ndërtoi impiantin.

Me rastin e ceremonisë do të jenë të pranishëm, kreu i Rosatom, Serghiei Kirilenko dhe ministri i Energjetikës, Serghiei Smatko.
Në Moskë, është njoftuar se centrali do të nisë punën e tij pavarësisht nga sanksionet e OKB-së.
"Karburanti do të vendoset në reaktor nga data 21 gusht, - tha Serghiei Novikov, - dhe nga ai moment, Bushehr do të gjykohet si një strukturë bërthamore".
Projekti i centralit në gjirin Persik u iniciua nga kompania gjermane Siemens para revolucionit islamik të 1979 dhe më pas u ndërpre pas shpërthimit të luftës Iran-Irak në 1980.
Vetëm në vitin 1994, Rusia ishte në gjendje për të rifilluar ndërtimet që kishte menduar fillimisht për t'i përfunduar në 1999. Por, siç raportohet nga Drejtori i Organizatës për Energjinë Atomike në Iran, Akbar Ali Salehi, sanksionet e fundit e vëna nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së kanë "ngadalësuar" zhvillimin e programit iranian.
Irani është subjekti i aplikimeve të sanksioneve të OKB-së dhe kjo pasi bashkësia ndërkombëtare e Teheranit kërkon të zhvillojë armë atomike nën bulimin e një programi civil bërthamor.
r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›