Olta, e eliminuara e dhjetë

Olta është konkurrentja e dhjetë e cila e ka lënë shtëpinë e Big Brother.
Në nominimin e së shtunës ishin edhe Jetmiri, Hakiu dhe Manal por Olta ishte edhe më së shumti e dominuar.
Olta printe edhe në sondazhet e ndryshme në internet për të dalë nga shtëpia.
Vendimi për provën e javës
Në dhomën e ndenjes ndodhet një objekt i mbuluar i cili i ka kuriozuar gjatë pasdites të gjithë banorët. Arbana i pyet dhe ata fillojnë të hamendësojnë se çfarë mund të jetë. Arbana i ndihmon duke thënë se është dicka që do i japë shumë kënaqësi një banori, Domenikës. Banorët menjëherë e gjejnë se cfarë është, një piano. Të gjithë shkojnë pranë pianos, e zbulojnë dhe fillojnë t’i bien menjëherë. Edhe Domenika gëzohet dhe tregon se i pëlqen që pianos t’i bjerë natën, pa dritë.
Për banorët ka ardhur edhe momenti për të ekzekutuar provën e javës. Fillimisht shfaqet një klip me tre fazat eprovës të kryera gjatë ditëve të kaluara. Por, për ta është rezervuar një provë e vecantë edhe për këtë mbrëmje. Ata dalin të gjithë në kopsht ku shohin një kuti gjigande, konservë sardelesh. Ata duhet që brenda dy minutave të zhvishen e të futen brenda saj e të sistemohen njësoj si sardelet. Ata zgjedhin që Klodi të mbyllë kutinë, për të mos u zhveshur pasi është i sëmurë. Banorët ia dalin që brenda kohës së caktuar ta realizojnë këtë provë. Klodi shkon me vrap në kuzhinë e merr një hapëse konservash e duke bërë sikur e hap atë, heq kapakun për të dalë banorët. Fillimisht ai futet edhe vetë, më pas dalin të gjithë.
Pas përfundimit të provës, Arbana u komunikon vendimin e Vëllait të Madh i cili duke marrë në konsideratë dhe ditët e kaluara, e quan këtë provë të fituar e kështu buxheti i banorëve shkon në vlerën fillestare.
Debati Haki-Mandi, komente
Hakiu dhe Mandi, gjatë fillimit të javës janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Për ta shfaqet një klip me momente nga debati, fillimi si rezultat i një loje dhe ecuria e tij. Gjatë debatit, ata kanë ofenduar në mënyrë të njëpasnjëshme njeri-tjetrin, duke e rënduar situatën mes tyre. Në përfundim të klipit, Hakiu shprehet se ishte një keqkuptim nga ana e tij, reagim jo i duhur në momentin jo të duhur, por sidoqoftë ishte një akumulim nga fjalët e vazhdueshme të Mandit. Ai tregon se në çdo bisedë, Mandi fliste vetëm me ironi dhe me kunja duke treguar injorancë të vazhdueshme, sipas tij e madje këtë, jo vetëm me të por edhe me banorët e tjerë. Hakiu kërkon që vetëm t’ia thotë në sy ato që mendon. Mandi çuditet nga këto fjalë dhe thotë me bindje se ato që mendon për Hakiun, ia ka thënë përherë në sy. Ai tregon disa raste të ndryshme nga bisedat e tyre ku përmbahen këto që kërkon Hakiu. Ai shton se priste prej tij që t’i kërkonte falje, meqenëse e mendon vërtetë së është keqkuptuar dhe se ka pritur gjatë gjithë javës, por nuk ka ndodhur. “Nuk është burrë ndaj nuk kërkoi falje”- shprehet ai. Hakiu qëndron pa folur dhe në fund shprehet se ky është niveli e këta janë ata, duke përfshirë edhe veten. Klodi ndërhyn duke u ofenduar nga kjo shprehje. Ai i tregon Kikës se dëgjoi edhe shprehjen tjetër gjatë klipit se ai është më i miri. Hakiu e thotë sërish, ndërsa me Klodin bashkohet edhe Olta dhe të dy e quajnë shumë egoist atë. Banorët duken të prekur nga këto fjalë të Hakiut dhe mbajnë qëndrim ndaj tij.