Njohja në OKB, palestinezët do vendosin rrugën që do ndiqet

Riad Mansur u tha gazetarëve se udhëheqësit palestinezë do të marrin vendimin gjatë një takimi të hënën në Kajro, gjatë të cilit ka gjasa që të sigurohet mbështetje nga kombe të tjera arabe.
Mansur tha se një komitet i kryesuar nga Presidenti palestinez Mahmud Abas do të shqyrtojë çështjen dhe se një takim tjetër i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe po atë ditë, mund t’i bashkohet çështjes në fjalë.
Ndërkohë që palestinezët thonë se do kërkojnë njohjen në OKB në javët e ardhshme, është ende e paqartë rruga që ata do të ndjekin. Një mundësi është të fillohet me Këshillin e Sigurimit, ku SHBA-ja ka deklaruar se do të vendosë veton kundër planit për njohje. Mundësia tjetër është në Asamblenë e Përgjithshme, ku kërkohet një miratim me 2/3 e votave për të siguruar anëtarësimin në OKB.
Masur theksoi se të paktën 126 nga 193 shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme e kanë njohur tashmë shtetin palestinez, si dhe shtoi se të tjerë pritet të bëjnë të njëjtën gjë. Si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe Këshilli i Sigurimit, duhet të miratojnë anëtarësimin në OKB të shtetit palestinez.
Edhe pse votimi në KS nuk pritet të ndryshojë situatën, palestinezët besojnë se një presion i fortë ndërkombëtar do ta izolojë Izraelin duke krijuar kushte për negociata të mëtejshme. Izraeli kundërshton kërkesën e Autoritetit Palestinez për t’u tërhequr në kufijtë e para 1967-s, por ka shprehur vullnet që të shkëmbejë disa territore me palestinezët.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-09-10 12:27