E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për gjyqtarin e vrarë

Ceremonia mortore po zhvillohet në Teatrin “Petro Marko”, ku marrin pjesë qytetarë, miq, të afërm, kolegë, funksionarë qendrorë e lokalë.

Në homazhe kanë marrë pjesë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, etj. Ndërkohë, që prej ditës së djeshme, në Vlorë kanë shkuar ekspertët më të mirë të Prokurorisë , të cilët pritet të ndihmohen shumë shpejtë edhe nga ekspertë të huaj.

Banesën e të ndjerit e vizitoi mbrëmjen e shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili theksoi se janë vënë në punë të gjitha organizmat për të zbardhur motivet e vrasjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-10 11:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›