E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohjet Kosova me strategji lobimi

Qeveria e Kosovës ka hartuar një strategji të re përmes së cilës synon të rrisë forcën lobuse pranë shteteve të cilat ende nuk kanë njohur pavarësinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë për Top Channel jep detaje nga kjo strategji me të cilën pritet të njihet se shpejti Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës.

“Ka një pjesë të shteteve që janë kundërshtare të pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimi i tyre lidhet më shumë rreth asaj se si kuptohet procesi i shtet-formimit në Republikën e Kosovës. Kjo analizë ka detaje ku për secilin shtet, vec e vec, analizohet motivi pse ky shtet se ka njohur Republikën e Kosovës? Gjendja politike në këtë shtet? Gjendja e minoriteteve në këtë shtet? A mundet që grupe të ndryshme etnike të keqkuptojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës? Cila është pozita rajonale dhe në cfarë forme mund të influencohen këto shtete për të njohur Kosovën?”, thotë për Top Channel, ministri Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›