Maqedoni,OSBE:Vëzhgim të rreptë të zgjedhjeve
SHKUP- OSBE/ODIHR dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar vëzhgim të rreptë të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase.
Përfaqësues të lartë të OSBE-ODIHR po shqyrtojnë planin e vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve dhe se janë në pritje të ftesës nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi dje vendimin për dërgimin e një komisioni për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ky vendim i KE ka ardhur si rezultat i kërkesës të një pjese të partive opozitare, pasi kanë hedhur dyshimet për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Mevlut Çavoshogllu, kryetari i AP të KE-së tha se kanë vendosur për dërgimin e një ekip vëzhguesish, por deri tani nuk kanë pranuar ftesën zyrtare nga autoritetet e Shkupit.
Agjencia e lajmeve INA, bën me dije se OSBE/ODIHR dhe KE do të monitorojë zgjedhjet vetëm ditën e votimit, por edhe vëzhgimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve dhe demokratike.
Partitë politike kanë nisur takimet me ambasadorë të vendeve të BE-së, nga ku kanë kërkuar monitorim sa më të rreptë ndërkombëtar dhe angazhim për zgjedhje të lira dhe demokratike.
(e.m/ina/BalkanWeb)