Greqi, KE: Keni sakrifikuar, por vijoni reformat
ATHINË- Bashkimi Evropian është në anën e Greqisë, dhe pranon se sakrificat e popullit grek janë të mëdha, - këto deklarata bëri presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompui nga Athina, ku qëndroi për një vizitë zyrtare një ditore, duke theksuar se është e nevojshme të procedohet shpejt me reformat për të luftuar burokracinë, korrupsionin dhe evazionin fiskal.
Z. Rompui gjithashtu vuri në dukje se ndryshimet dhe reformat në Greqi janë të nevojshme dhe se duhet të ishin filluar shumë kohë më parë. Ndërkohë që tërhoqi vëmendjen se nuk duhet të akuzohet Evropa për masat që po merr dhe duhet të marrë ende qeveria greke.
Nga ana e tij kryeministri grek Jorgos Papandreu tha se “përpjekjet e qeverisë dhe popullit grek janë duke sjellë frytet e veta”. Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin ai bëri të ditur se ka folur me zyrtarin e BE edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, vecanërisht në Libi, ku dihet se Greqia ka një rol të rëndësishëm.
Presidenti i këshillit të Evropës takoi sot edhe presidentin grek Karolos Papulias, si dhe kreun e opozitës Antonis Samaras.
Shtypi shkruan se presidenti i Këshillit të Evropës erdhi në Greqi për të rritur kredibilitetin e vendit dhe të nxjerrë në pah aspektet pozitive të ndërhyrjes evropiane, në përpjekjet për daljen nga kriza e borxhit. Nesër ai udhëton drejt Qipros ku do të takohet me presidentin e vendit Demetris Kristofias.
(e.m/BalkanWeb)