E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohjet e Kosoves ,Hoxhaj testohet në Kuvend

Njohjet e shtetit më të ri të Ballkanit do të testohen në Kuvend.Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, sapo të kthehet nga New Yorku, do të ballafaqohet me deputetët e LDK-së rreth çështjes së njohjeve të shtetit të Kosovës

Deputetët e partisë më të madhe opozitare në vend do ta “shtrëngojnë” të tregojë në Kuvend nëse numri i saktë i njohjeve është 91 apo 89.

Në një interpelancë, që pritet të mbahet enkas për çështjen e politikës së jashtme, ata do ta pyesin se si qëndron e vërteta rreth (mos) njohjeve nga Uganda dhe Nigeria, e para së gjithash, do të kërkojnë prej tij të dinë se çfarë u bë me njohjen e pretenduar nga Mali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›