E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Presidencës, Jahjaga pritet të emërohet në OSBE

Ata që e kanë sjellë Atifete Jahjagën në krye të shtetit, e kanë menduar edhe opsionin se cfarë do të bëhet me të pas përfundimit të detyrës së saj.
 

Menjëherë pas largimit të Jahjagës nga Presidenca e Kosovës, ndërkombëtarët janë në negociata që ta ngarkojnë atë me një detyrë të re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSCE), me seli në Vjenë.
 

Kështu kanë raportuar mediat kosovare. “Pas largimit nga posti i presidentit, Jahjaga me shumë mundësi do të nisë punën e saj të re në OSBE në Vjenë. Kjo është duke u negociuar”, thotë një burim për mediat kosovare, duke mos dhënë shumë detaje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›