Njolla e Prokurorit

Parlamentit të Holandës i është dorëzuar dje një raport me mbi 300 faqe që përmban rezultatet e një hetimi lidhur me vërtetësinë e shkeljeve ligjore të mbi 90 prokurorëve dhe hetuesve holandezë.
Në raport është edhe prokurori i EULEX’it, Johannes van Vreeswijk me inicialet ‘V., J.P. van’.
Raporti është hartuar nga një ekip i ekspertëve të Shërbimit të Prokurorisë Publike (het Openbaar Ministerie), një nga strukturat e drejtësisë holandeze që mbikëqyrë edhe punën e prokurorëve.
Inicimi i hetimeve është bërë pas shfaqjes së një TV dokumentari në Televizionin Publik holandez më 31 janar të këtij viti. Gjatë një pune disa mujore, në bazë të aktgjykimeve të mbledhura, gazetarët holandezë kanë konstatuar se së paku 90 prokurorë holandezë kanë bërë gabime gjatë hetimeve të veprave penale.
Sipas të gjeturave të tyre, “shumë nga gabimet janë bërë me qëllim për të siguruar që të akuzuarit të dënohen. Fakte në favor të mbrojtjes janë fshehur, e nganjëherë faktet janë falsifikuar”.
Publikimi i këtyre të gjeturave në TV dokumentar si dhe publikimi në internet i listës me emrat e prokurorëve ka nxitur reagime dhe debat në Holandë.
Shqetësim kanë shprehur edhe deputetë të Parlamentit të Holandës.
Megjithëse prokurori i përgjithshëm i Holandës kishte kontestuar vërtetësinë e fakteve të mbledhura nga gazetarët holandez, autoritetet e drejtësisë kanë vendosur që të gjitha gjetjet e gazetarëve të analizohen.
Në raportin e publikuar dje në faqen zyrtare të Shërbimit të Prokurorisë Publike kundërshtohen shumica e fakteve të mbledhura nga gazetarët holandezë.
Prokurori i EULEX’it është futur në listën e gazetarëve holandez për shkak të aktgjykimit me numër BI0780 dhe mund të gjendet në faqen zyrtare të mediumit holandez që ka prodhuar dokumentarin televiziv.
http://zembla.vara.nl/Lijst-falende-officieren-van-j.6074.0.html
Ndërkaq, në raportin e djeshëm, i publikuar vetëm në gjuhën holandeze, për rastin lidhur me prokurorin van Vreeswijk, thuhet se prokurori nuk ka qenë efikas që të mbikëqyrë materialin përgjues të mbledhur gjatë hetimit të një grupi holandezësh të akuzuar për krime.
“Në një raport zyrtar, prokurori publik, fillimisht kishte bërë të ditur se bisedat e incizuara ishin shlyer”, thuhet në raport. Por, në ndërkohë, është vërtetuar se “disa materiale me biseda nuk ishin asgjësuar”.
Për këtë lëshim gjatë procesit të hetimeve, ekspertët zyrtarë që kanë hulumtuar dhe analizuar këtë rast, kanë konstatuar se barra kryesore bie mbi policët hetues, por nuk kanë përjashtuar as prokurorin Van Vreeswijk.
“Në këtë rast, zyra e prokurorit publik mund të kritikohet sepse raporti zyrtar që përmban transkriptat e bisedave në mënyrë të gabuar nuk janë shlyer. Shkaku i këtij dështimi është se policia dështoi të raportojë një pjesë të këtyre bisedave te prokurori publik dhe ka injoruar urdhrin për shlyerjen bisedave tjera. Përveç kësaj, nga ana e prokurorit publik nuk ka pasur kontroll efikas për përmbajtjen përfundimtare të dosjes para se ajo t’i dorëzohet Gjykatës”, thuhet në Raportin e Shërbimit të Prokurorisë Publike të Holandës.
Express i ka dërguar disa pyetje në EULEX për Prokurorin Van Vreeswijk, të martën, më 18 maj.
Misioni i BE’së është përgjigjur të njëjtën ditë, përmes Zëdhënëses Kristiina Herodes.
“Johannes van Vreeswijk nuk është nën hetime ose procedurë disiplinore në Holandë”, ka thënë ajo.
Përveç kësaj, Herodes ka thënë se websiti ku është publikuar lista me prokurorë nuk është zyrtar. Në atë website, megjithatë, mund të hapen faqet zyrtare për secilin prokuror në listë.
Express i ka dërguar EULEX’it pyetje edhe të mërkurën, më 19 maj, menjëherë pasi që ‘het Openbaar Ministerie’ konfirmoi se të gjithë emrat në listë janë duke u hetuar.
Por, përgjigja e dytë e Zëdhënëses Kristiina Herodes ishte pak më ndryshe se ajo e një dite më parë. Herodes ka pranuar se një listë me emrat e prokurorëve holandezë është duke u ‘shqyrtuar’, por nuk pranon se ajo listë po ‘hetohet’.
“Johannes van Vreeswijk nuk është nën kurrfarë hetimi apo procedure disiplinore në Holandë. Ne kemi marrë informacion se Lista të cilës i referoheni ju po shqyrtohet dhe gjyqësia holandeze do të zbulojë informacionin zyrtar nesër”, ka thënë Herodes.
Por për të njëjtën listë, Zëdhënësi i Shërbimit të Prokurorisë Publike të Holandës, Evert Boerstra, ka përdorur disa herë fjalën “hetim” (investigation) dhe kurrfarë shprehje tjetër.
Zëdhënësja e EULEX’it nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke u arsyetuar se nuk është zëdhënëse e organeve të drejtësisë holandeze.