Nju Jork 1960 si u ndalua Mehmet Shehu te dilte nga Manhatani
Shtatori i vitit 1960 e ktheu Nju Jork-un ne nje kryeqytet te vertete te botes ashtu sic ndodh tashme pothuajse cdo vit ne shtator kur udheheqesit me te medhenj te botes vine per sesionin e ri te Asamblese se Pergjithshme. Gjysme shekulli me pare kjo ende nuk ishte bere tradite dhe zbarkimi i udheheqesve komuniste qe nga Hrushovi me lakejte e tij eurolindore te Fidel Kastroja qe sapo kishte marre pushtetin ne Kube beri pershtypje te pazakonte. Mes udheheqesve komuniste dalloheshin edhe dy ballkanasit problematike Josip Broz Tito i Jugosllavise dhe i
Shqiperise. Gazetat e cilesonin Nju York-un ato dite si Roma e kohes moderne.
Ardhja e afrikaneve
Komunistet nuk para bezdiseshin per te ardhur ne Pallatin e Qelqte dhe u pelqente ta tallnin OKB-ne si vegel te amerikaneve. Mirepo ate vit per here te pare do te prezantoheshin ne Asamblene e Pergjithshme 22 vende te reja afrikane qe ne dekaden e fundit kishin fituar pavaresine nga kolonializmi europian. 22 vota mund te permbysnin shume situata ne OKB dhe Hrushovi donte te merrte pas vetes sa me shpejt kete grup te ri. Kjo ishte edhe arsyeja pse Presidenti Eizenhauer ndonese ishte ne javet e fundit te presidences se tij tetevjecare erdhi nga Uashingtoni per te folur ne OKB e per te takuar perfaqesuesit e vendeve te reja. SHBA kishte mbeshtetur fort clirimin dhe pavaresimin e ketyre vendeve e gezonte simpati ne Afrike. Nga ana tjeter edhe komunistet me parullat e tyre te hershme antiimperialiste e antikolonialiste ishin konkurrente te forte per simpati politike. Dy krahet e Luftes se Ftohte dalengadale do ta zhvendosnin betejen nga Europa ne Ameriken Latine Afrike e sidomos ne Azi.
Shehu ndalohet te dale jashte Manhattan-it
Ne SHBA ekzistonte shqetesimi se mund te ndodhte ndonje sulm ndaj udheheqesve komuniste prej disidenteve qe jetonin ne vend ose qe militantet pro-komuniste te merrnin zemer per te bere ndonje trazire apo atentat. Mes shume krereve komuniste qe zbarkuan ne Nju Jork vetem tre ishin njoftuar nga qeveria amerikane se u ndalohej te dilnin nga ishulli i Manhattan-it. Nje nder ta ishte edhe Mehmet Shehu Kryeministri i Shqiperise. Vendimi ishte marre pas deklaratave te ashpra dhe ofenduese antiamerikane qe kishte leshuar qeveria shqiptare ne ditet e fundit. Shqiperia ne kete kohe po behej gati te braktiste Bashkimin Sovjetik dhe te kercente ne gjirin e Kines komuniste keshtu qe kishte filluar sulmet e terthorta kunder Moskes. Nje nga ceshtjet me te preferuara ishte qendrimi ndaj Perendimit. Ishte koha kur Hrushovi kishte folur per bashkekzistence dhe Enver Hoxha duke ndjekur shembullin e Kines po u binte kambanave kunder rrezikut te agresoreve amerikane. Per ironi te fatit edhe bashkekzistuesit Hrushov si dhe udheheqesit hungarez Janosh Kadar u ishte ndaluar dalja nga Manhattan-i. Ne javet perpara te udhetimit per ne Nju Jork Hrushovi kishte rinisur propaganden e ashper antiamerikane per te impresionuar afrikanet. Cirku diplomatik kishte filluar ende pa u nisur per ne kryeqytetin e botes.
Kastro ne Harlem
Fidel Kastro me mjeker me arme me puro ne goje me ze te larte fodull i rrethuar me trupat e tij revolucionare sapo kishte fituar pushtetin ne Kube. Ai kishte ardhur ne SHBA per ti treguar Amerikes se asaj po i vinte fundi. Ne hotelin East Side Shelburne ku ishin vendosur po bezdiseshin nga thirrjet e demonstruesve kunder tij. Disa truproje dolen me arme per te trembur turmat mirepo policia e Nju Jork-ut i detyroi te futeshin perseri brenda. Pak me vone gjithe nerva Kastro dhe shpura e tij e shperthyen jashte deres se hotelit. Mbrapa kishin lene nje dhome te kthyer ne nje kazan plehrash me mbeturina ushqimesh qe qelbej era puro shishe te zbrazura dhe mobilie te demtuara. Kastro ishte hakmarre per 10 000 dollaret qe hoteli i kishte kerkuar si depozite sigurie per mirembajtjen e dhomes. Diplomati i famshem suedez Dag Hammarskjold qe ishte Sekretar i Pergjithshem i OKB-se emrin e te cilit mban sheshi ku shqiptaret jane mbledhur shpesh per demonstrata para OKB-se e priti me qetesi ne zyren e tij. Gazetat amerikane te kohes shkruanin per kontrastin e karaktereve. Fidelit qe bertiste ne spanjisht dhe suedezit te qete i cili me buzen ne gaz gati i zbavitur nga skena e qetesoi dhe i ofroi atij dhe shpures se tij te hanin ne tarracen e OKB-se. Kastro kishte share Manhattan-in sa kishte mundur dhe kishte kercenuar se do te flinte ne kopshtin e OKB-se ose ne Central Park por jo ne hotelet kapitaliste te qytetit. Hammarskjold e kishte nje zgjidhje dhoma falas ne hotelin Comodore me garancine qe nuk do te bezdisej nga demonstratat. Mirepo Kastro kishte plane te tjera. Ndersa bisedonte me kreun e OKB-se nje nga njerezit e tij ishte ne Harlem duke marre me qira nje kat te tere ne Hotelin Theresa sic u shpreh Kastroja Waldorf-Astoria i Harlemit. Megjithese ne kete hotel i kerkuan me shume se dyfishin qe i kishin kerkuar ne Shelburne ai e mori me shume deshire sepse parate ishin thjesht nje pretekst per sherr per te. Pasi ua kishte marre pronat gjithe biznesmeneve ne Kube ai kishte tani para sa te donte. Arsyeja pse shkoi ne Harlem ishte tjeter. Tani donte te perfitonte nga pozita e keqe e zezakeve ne SHBA per propaganden e tij antiamerikane. Nje grup portorikanesh dhe kubanesh qe ishin mbledhur perpara hotelit te ri per ta brohoritur Kastron u shtyne larg nga njerezit me ngjyre te Harlemit te cilet nuk e vrisnin shume mendjen per politike por u mblodhen per te pare spektaklin e rralle qe po u ofrohej. Disa skuadrone me police u derguan urgjent per te shmangur perleshjen mes turmave. Klientet e tjere te hotelit filluan te ankoheshin e pastaj te largoheshin ne mase. Kubane te armatosur e me uniforma komandonin ashensoret dhe kishin marre banjat ne kontroll. Flisnin me ze te larte dhe nuk tregonin respekt per te tjeret. Ne 24 oret e para Kastro dhe stafi i tij shpenzoi dyfishin e cmimit te dhomes per sherbime te tjera ushqime me mish steak rum dhe cigare puro. Punonjesit e hotelit qe conin ushqimet e pijet ankoheshin se kubanet ishin kurnace dhe nuk u jepnin bakshish tip. Daily News shkruante se ekipi i Kastros kishte 85 vete dhe se mes vizitoreve te nates kishte plot bionde brune dhe flokekuqe te cilat nje detektiv i kishte pershkruar si prostituta. Nje punetor i hotelit kishte treguar se Kastro vete kishte pasur nje vizitore nga ora 2 deri ne 330 te mengjesit nje bionde te kolme. Punetori nuk e dinte nese kishin diskutuar tema te larta te politikes nderkombetare shkruante me ironi gazeta njujorkeze. Jam mes vellezerve ketu tha Kastro per median duke folur per zezaket e Harlemit. Me duket sikur jam ne Kube. Mes atyre qe e vizituan Kastron ishte edhe udheheqesi mysliman zezak Malcolm X poeti i njohur i brezit te ri te asaj kohe Allen Ginsburg nje profesor i Columbia University qe po shkruante nje liber per revolucionin kuban etj. Edhe vete Hrushovi aspak xheloz se dikush tjeter ishte bere me shume kloun diplomatik se ai i beri nje vizite ne Harlem ne lobin e stermbushur te hotelit. Ne nje moment shefi i sigurise se Hrushovit gjeneral koloneli Nikolai Zakharov filloi te shtynte njerezit majtas e djathtas por policet i thane se nuk ishte puna e tij te shtynte turmat. Zakharov iu pergjigj atyre me grushte por nje polic i beshem amerikan e kapi e ngriti peshe ne ajer dhe nuk e leshoi derisa u sigurua se oficeri ishte qetesuar. Pas ketij incidenti Hrushovi beri nje proteste zyrtare kunder qeverise amerikane dhe bashkise se Nju Jorkut. Per qytetaret amerikane polici njujorkez u kthye ne nje fare heroi. Mirepo muaji i mjaltit mes Kastros dhe Harlemit u prish pak dite me vone pas nje incidenti tragjik. Magdalena Urdaneta vajza 9-vjecare nga Venezuela kishte ardhur ne Nju Jork me familjen e saj. Ajo kishte dale mire me mesime dhe prinderit e kishin shperblyer duke e marre me vete ne viziten e tyre ne SHBA. Ata ishin duke darkuar ne nje restorant ku ishin mbledhur edhe 5-6 aktiviste anti-Kastro. Dikush kishte telefonuar njerezit e Fidelit dhe ata papritmas pushtuan restorantin duke rrethuar tavolinen e disidenteve. Sherri degjeneroi ne te shtena dhe nje plumb goditi per vdekje Magdalenen e vogel. Departamenti i Shtetit akuzoi agresoret e regjimit te Kastros. Fidel Kastro shprehu personalisht keqardhjen per vrasjen e vajzes se vogel por tha se plumbi kishte ardhur nga armiqte e tij nga kriminelet kubane qe strehon Amerika. Megjithe kete sqarim incidenti la nje shije shume te keqe dhe erresoi cirkun e Fidelit ne Harlem.
Me kepuce ne dore ne Asamble
Cirku i klouneve komuniste vazhdoi edhe ne sallen e Asamblese se Pergjithshme. Plot gjysme shekulli me pare 12 tetor 1960 Nikita Hrushov i nervozuar hoqi kepucen dhe e perplaste me furi mbi tavoline duke shkaktuar nje lloj skandali historik. Hrushovi i cili e kishte zakon te lavderohej per origjinen e tij fshatare nuk njihej per sjellje te sofistikuara mirepo heqja e kepuces nuk la shije te mire. Duke qene se nuk ka ndonje fotografi apo filmim qe te deshmoje momentin e heqjes se kepuces ka pasur edhe dyshime se mos ka qene nje shpikje e medias. Gjithcka mori zjarr kur po fliste perfaqesuesi i Filipineve kur tha se Bashkimi Sovjetik bente mire qe kerkonte nje rezolute per vendet e kolonizuara qe te pavaresoheshin por do te ishte akoma me mire qe rezoluta te zgjerohej edhe per vendet e Europes Lindore te cilat vuanin nen pushtimin praktik te Bashkimit Sovjetik. Hrushovi u ndez dhe filloi ti binte me kepuce tavolines derisa iu dha fjala duke nderprere fjalen e filipinasit. Ai nuk foli nga vendi por shkoi te foltorja shtyu ne menyre arrogante perfaqesuesin filipinas nga vendi dhe i kerkoi Presidentit te Asamblese irlandezit Frederik Boland qe ti thoshte lakeut te imperializmit amerikan ti permbahej rregullave. Ne fakt Presidenti i tha filipinasit qe te shmangte provokimet e salles. Mirepo ndersa ai vazhdoi fjalen Hrushovi vazhdonte ti binte tavolines me kepuce. Pas pak fjalimi u nderpre perseri nga nje perfaqesues i Rumanise i cili ofendoi vete Presidentin e Asamblese. Boland i bere i kuq ne fytyre ia mbylli mikrofonin rumunit. Tani te gjithe komunistet ne salle kishin filluar te bertisnin dhe te benin zhurme. Boland i ra cekicit simbolik per te kerkuar qetesi ne salle derisa cekici u thye dhe ai e shpalli seancen te mbyllur. Mbesa e Hrushovit Nina L. Hrusheva ka thene me vone se Hrushovi kishte veshur kepuce te reja qe e shtrengonin dhe i kishte hequr kohe perpara fjalimit. Djali i tij Sergei Hrushov pasi nuk mundi te gjente ndonje filmim apo fotografi te asaj seance famekeqe ka shkruar se ishte e pamundur qe Hrushovi te kishte hequr kepucet duke pasur parasysh sesa e ngushte ishte hapesira dhe sesa i shendoshe ishte ai. Mirepo nje ish-gazetar sovjetik ka shkruar qe nje ish-punonjese e OKB-se i kishte treguar nje here se Hrushovit i kishte dale kepuca nga kemba kur po shkonte drejt tavolines se tij dhe ajo e kishte marre e kishte mbeshtjelle me nje pecete letre dhe ia kishte dhene. Ai ishte teper i shendoshe per ta veshur dhe e kishte mbajtur aty mbi tavoline derisa i kishte hyre ne pune.
Shqiperia kunder B. Sovjetik
Shqiperia njihej deri vone si vasale e bindur e Moskes. Nderhyrja e Stalinit e kishte shpetuar Enver Hoxhen nga Titoja njerezit e te cilit ne Beograd sidomos serbet kishin filluar te preferonin me shume ortodoksin Koci Xoxe ose te pakten keshtu i dukej Enverit qe ishte nga natyra paranojak. Enver Hoxha iu bashkua me entuziazem nismes se Stalinit per ta perjashtuar Jugosllavine nga kampi socialist dhe u kthye nga lake ne nje armik personal te Titos. Mirepo Hrushovit i dukej cmenduri qe Stalini ia kishte falur Perendimit Jugosllavine dhe ne kuadrin e rehabilitimit te disa prej viktimave te Stalinit u perpoq te pajtohej me Titon dhe udhezoi Enverin te bente te njejten gje. Beogradi nuk ishte kunder pajtimit mirepo Enveri duhej te rehabilitonte Koci Xoxen te cilin e kishin ekzekutuar si armik. Kjo e alarmoi Enverin dhe rrethin e tij. Ata druheshin se ne fund Titoja ne bashkepunim me Hrushovin do ti nderronin me komuniste te tjere ne krye te vendit. Shpetimtare e radhes u gjet Kina me te cilen Bashkimi Sovjetik kishin hyre ne konkurrence per udheheqjen e kampit socialist. Kina ndjehej teper e madhe dhe e forte per te qene nje vasale e Moskes ndersa Bashkimi Sovjetik nuk kishte ndermend te ndante me ndonje vend tjeter udheheqjen e kampit. Mao Ce Duni qe ishte po aq i cmendur sa Stalini e akuzoi Hushovin per revizionizem dhe gjeti vetem nje perkrahes ne mbare rruzullin Enver Hoxhen. Si shperblim Kina denoncoi afrimin e Bashkimit Sovjetik me Jugosllavine. Ndonese ende perpiqeshin te ruanin fasaden mes Moskes dhe Tiranes kishte nisur carja e madhe. Ne keto kushte vjen data e Asamblese se Pergjithshme ne Nju Jork. Ne menyre kuptimplote te gjithe udheheqesit komuniste udhetuan se bashku drejt Nju Jork-ut me tragetin Baltika. Perfaqesuesit e Shqiperise nuk i ftuan ose i ftuan por keta nuk pranuan ftesen per te udhetuar se bashku.
Pse Enver Hoxha nuk shkoi ne Nju Jork
Enver Hoxha vendosi qe Shqiperia te perfaqesohej me Kryeministrin Mehmet Shehu krahun e tij te djathte aleatin me te eger e me antijugosllav por edhe kriminelin me te eger qe i sherbente regjimit. Perse Enveri nuk mori pjese vete ne kete cirk boteror te diplomacise Ai ndoshta nuk e mori me mend sesa buje do te bente ky sesion i Asamblese se Pergjithshme ne OKB. Ose ndoshta nuk ishte ende gati te perballej me Hrushovin gje qe do ta bente dy muaj me vone ne Moske ne mbledhjen e 81 partive komuniste e socialiste. Ndoshta ende ishte duke studiuar situaten per te pare se deri ne cfare pike do te thellohej percarja. Ose ose mbase per te kishte nisur ajo paranoja e jashtezakonshme qe do ta bente te mos dilte kurre ne menyre zyrtare dhe publike jashte kufijve te vendit duke pasur frike se do ta vrisnin. Udhetimi i tij ne Moske ne vitin 1960 do te ishte i fundit.
Kunder armatimit ne Ballkan
Mehmet Shehu udhetoi per ne Nju Jork me tragetin Mbreteresha Elisabeth. Per koincidence ne kete traget ishte edhe udheheqesi jugosllav Josip Broz Tito. Mehmeti i urrente jugosllavet se ata e kishin hequr nga posti duke e cilesuar si shume ekstremist. Mirepo me vone pas vetevrasjes kur Enveri e shpalli poliagjent kete udhetim te rastesishem ne nje traget me Titon e shfrytezoi si fakt per te treguar se Mehmeti ishte agjent i jugosllaveve. Mehmet Shehu ne fakt ka bere shume krime dhe ka pasur lidhje te dyshimta ne te gjitha drejtimet mirepo ai nuk ishte aq i trashe sa mos te kuptonte se jugosllavet e kishin ne listen e tyre te zeze dhe nese do te riktheheshin do tia merrnin jeten. Ne Nju Jork Hrushovi qe tashme e dinte tradhtine e Shqiperise e injoroi pranine e Shehut dhe ne sy te tij u perqafua gjithe dashuri me Titon. Mirepo edhe Mehmeti do te hakmerrej shpejt por ne menyre te terthorte. Hrushovi kishte vendosur te impresiononte afrikanet dhe vezhguesit e pavarur me nismen e tij per nje Ballkan te lire nga armatimet berthamore. Synimi ishte te detyronte amerikanet te hiqnin raketat berthamore nga Turqia prej ku mund te godisnin kollaj cdo qytet sovjetik. Me kete ai vriste dy zogj me nje gur. Edhe i bente amerikanet te hiqnin bazat e tyre nga Turqia edhe ia merrte nga dora shqiptareve nendeteset qe ia kishte dhene per bazen e Pashalimanit per shkak se ata po kalonin ne anen e Kines. Moska nuk kishte cfare te humbte se pas prishjes me shqiptaret do ta mbyllte ate baze gjithsesi. Mirepo shqiptaret edhe diktatin e Moskes nuk e donin edhe nendeteset e tyre nuk kishin ndermend ti leshonin. Ne mbledhjen e Komitetit Politik te Asamblese se Pergjithshme Shqiperia u perfaqesua me ministrin e saj te Jashtem te asaj kohe Behar Shtyllen. Ai votoi kunder projekt-rezolutes sovjetike duke argumentuar se armet berthamore duhet te asgjesohen ne gjithe boten. Ndalimi i tyre vetem nga rajoni i Ballkanit nuk ka kuptim. Vota shqiptare nervozoi edhe me shume sovjetiket. Ndersa ne planet te tjera komunistet ishin ne nje front. Sidomos per ceshtjen e paqeruajtesve ne Kongo. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se u sulmua me kritika per raportin e tij. Kritikat i erdhen nga dy ambasadore ne OKB ai i Rusise Zorin dhe nga ai i Shqiperise Reiz Malile. Ne fjalimin e tij te mbajtur ne Asamblene e Pergjithshme Mehmet Shehu sulmoi imperializmin amerikan dhe kerkoi anetaresimin e Kines vendin e te ciles e kishte zene qe prej me shume se dhjete vjetesh Tajvani. SHBA dhe shume vende te botes nuk e njihnin qeverine komuniste te Kines dhe trajtonin si perfaqesuese te Kines qeverine e ang Kai Shekut qe mbante ne zoterim ishullin e Tajvanit nderkohe qe ne pjesen kontinentale kishte fituar revolucioni i kuq i Mao Ce Dunit. Ky ishte fillimi i nje lufte te gjate te Shqiperise per Kinen ne OKB lufte e cila perfundoi me fitore ne vitin 1971 kur Kina dhe SHBA shkrine akujt dhe Tajvani humbi anetaresine ne OKB. Qendrimi shqiptar ne OKB ishte edhe faza e parafundit e perplasjes me sovjetiket. Ne ate kohe Hrushovi vazhdonte ta kishte nje shprese se Shqiperia do te bindej qe ta linte Kinen dhe te mbetej ne vathen sovjetike.
Antikomuniste por mbi te gjitha patriote
Ardhja e kryeministrit te shtetit komunist shqiptar ne Nju Jork u dha mundesine emigranteve te shumte politike nga Shqiperia qe te protestojne publikisht perpara OKB-se kunder regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Nje numer shqiptaresh ishin mbledhur ne 20 shtator 1960 per te protestuar kunder komunizmit ne sheshin perpara nderteses se OKB-se. Ata leshuan thirrje kunder Mehmet Shehut dhe kunder qeverise shqiptare. Nje grup shume me i madh po protestonte jo shume larg prej tyre. Ishin greke qe kerkonin Vorio-Epirin dhe kishin dale gjithashtu per te protestuar kunder Mehmet Shehut. Nuk kaloi shume dhe shqiptaret antikomuniste lane protesten e tyre dhe iu versulen grekeve duke i share e duke u thene se ishin ata qe kishin marre tokat shqiptare dhe jo e kunderta. Pas kesaj shperthyen grushtet goditjet me cadra e me tabelat e parullave. Nje shqiptar i pergjakur ne ate demonstrate eshte fiksuar nga revista e njohur Life dhe shoqeron kete artikull. Nje skuadron i madh policesh shume prej te cileve me shkopinj gome ne maje te kuajve te larte mezi munden te ndajne shqiptaret nga greket. Shume prej demonstruesve kishin rrobat e grisura dhe shenja dhune ne fytyre. Ky ishte nje shembull interesant per te vertetuar sesi ceshtja kombetare mbetej me e rendesishme per shqiptaret sesa ajo ideologjike. Greket i kishin thene gazetes The New York Times se ata qe kishin sulmuar ishin nje grup i vogel prej 20 komunistesh shqiptare. Dita e 20 shtatorit qe e gjitha dite rrahjesh neper rruget e Nju Jork-ut. Demonstruesit antisovietike kryesisht emigrante hungareze dhe ukrainas protestuan perpara konsullates ruse dhe u shperndane dy-tri here me perleshje nga policia. Nje perpjekje per te djegur nje flamur sovjetik u pengua gjithashtu nga policia e Nju Jorkut. Ne mbremje nje shqiptar i quajtur Gjok Dragusha 29 vjecar ne ate kohe u arrestua sipas gazetes The New York Times gjate nje demonstrate prane hotelit te Fidel Kastros ne Harlem. Urdhrit te nje polici per tu larguar ai dhe nje amerikan Bennie Bryant i ishin pergjigjur duke e goditur me cadra. Policia u kishte vene prangat qe te dyve.
Epilog
Vetem pak jave pas ngjarjeve te vrullshme diplomatike ne OKB ne zgjedhjet presidenciale amerikane demokrati John F. Kennedy fitoi kunder antikomunistit te vendosur Richard Nixon. Kjo fitore u pershendet si nje rast i madh per paqe ne bote. Ne fakt shume shpejt situata do te erresohej me krizen e Berlinit dhe me ate te raketave ne Kube. Kennedy do te mesonte shpejt se me sovjetiket butesia nuk ecte ndersa Hrushovi do te mesonte se rinia dhe butesia e Kennedy-t nuk do te thoshte se ai nuk ishte gati ti perballej dhunes me dhune. Po ne ate vjeshte te ethshme te vitit 1960 keto gjera ende nuk diheshin. Megjithate cirku diplomatik e kishte dhene nje shenje te qarte se raportet ne OKB qe ketej e tutje do te fillonin te ndryshonin ne menyre drastike aq sa gati nje gjysme shekulli me vone jane amerikanet ata qe ankohen me shume nga kjo organizate ndersa Moska e Pekini mbahen fort pas saj.
NgaRuben Avxhiu