E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobe 200 eoro per Vokshin deputetja e PD Dy qeverite po sqarojne incidentin

/ /

Lajmi konfirmohet nga vete deputetja e maxhorances e cila nuk jep detaje te kesaj ngjarjeje por thote se do te flase ne nje moment te dyte kur ajo te jete sqaruar plotesisht. Situata e krijuar ne piken kufitare mes dy vendeve ne veri te Shqiperise duket se ka vene ne levizje te gjitha institucionet e shtetit per faktin se ne kete rast nuk kemi te bejme me nje qytetar te thjeshte por me nje person qe ka imunitet dhe eshte anetar i Parlamentit. Gazeta Panorama botoi nje dite me pare lajmin sipas te cilit deputetja e PD-se e shoqeruar nga partneri i saj Arjan Tartari dhe nje person tjeter funksionar i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve u ndalua nga policia kosovare. Kjo e fundit tha ne kushtet e anonimatit se qellimi i ndalimit ishte per shkak te dyshimeve se pasaporta diplomatike e deputetes ishte e falsifikuar. Megjithate deputetja thote se nuk ka refuzuar asnje prej kontrolleve te policise kosovare. Preferoj qe te mos prononcohem momentalisht deri ne nje moment te dyte. Mund te them vetem qe versioni i dale ne media eshte i pasakte dhe une nuk kam refuzuar asnje kontroll as pasaporte as makine pasi shkoja si qytetare e thjeshte e pa privilegje shprehet Albana Vokshi ne nje komunikim me SMS me gazeten Panorama. Pasi ka marre vesh lajmin menjehere drejt pikes kufitare eshte nisur drejtori i Policise Kufitare Pellumb Nako i cili ka kontaktuar me zyrtaret e larte te forcave te rendit te vendit fqinj. Pavaresisht nderhyrjeve Albana Vokshi eshte shoqeruar per ne rajonin e policise dhe eshte mbajtur atje per disa ore. Megjithese dite e diel dhe te gjitha institucionet jane pushim Gjykata Komunale eshte mbledhur dhe ka vendosur ta liroje deputeten e Partise Demokratike me argumentin se vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmeri. Ne komunikimin me gazeten Vokshi shprehet se nuk do te beje komente ne kete moment pasi ka parasysh edhe se sa sensibel eshte ceshtja e Kosoves. Nuk mund te them asgje ne keto momente per shkak te konfidencialitetit te procedurave qe jane nisur mes dy qeverive. Duke pasur parasysh sa sensibel eshte ceshtja me Kosoven do te preferoja qe une ta mbaja kete pozicion per momentin ashtu sikurse do preferoja te njejten gje edhe nga ana juaj. Sapo te zbardhet e tere ngjarja do te dal me nje deklarate per mediat shprehet me tej Vokshi. Ne te shkuaren e saj perpara se te kthehej ne Shqiperi ku do te behej pjese e qeverise se Partise Demokratike Albana Vokshi ka punuar ne Kosove. Ne periudhen 2-vjecare qershor 2000-qershor 2002 ajo ka qene analiste buxheti ne zyren e projekteve dhe programeve te Zhvillimit te Misionit te Agjencise per Zhvillim Nderkombetar te Shteteve te Bashkuara. Kosove policia 200 euro gjobe Albana Vokshit smbajti radhen

TIRANE - Policia e Kosoves deklaroi dje se shoqerimi i deputetes se Kuvendit te Shqiperise per ne rajonin e policise ne Prizren eshte bere pas nje incidenti qe ajo ka pasur me policine kufitare ne Vermice pika e kontrollit kufitar prane Morinit ne Kukes. Zedhenesi i policise se Kosoves Baki Kelani tha dje se shtetasja shqiptare e cila shoqerohej edhe nga dy persona te tjere njeri bashkejetues i saj Arian Tartari dhe tjetri zyrtar i Ministrise se Kultures kishte tentuar te kalonte kufirin pa radhe. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1330 te dites se diel me 14 nentor 2010 kur deputetja Albana Vokshi bashke me bashkejetuesin e saj Arjan Tartari dhe nje zyrtar te larte te Ministrise se Kultures po shkonin per ne Kosove tha dje policia e Kosoves. Sipas saj shtetesja shqiptare Albana Vokshi nuk eshte identifikuar si deputete gjate komunikimit fillestar me policet ne piken e kalimit kufitar. Nisur edhe nga radhet e krijuara ne pikekalimin kufitar Albana Vokshi ka kerkuar lehtesim procedurash duke mos iu bindur urdhrave te policise per te mbajtur radhen duke ashpersuar njeherazi tonet me punonjesit e policise qe sherbejne ne piken e kontrollit kufitar te Vermices kane thene burimet e policise se Kosoves. Sipas tyre pas situates se krijuar stacioni policor i Vermices ka vendosur shoqerimin e personave ne drejtim te rajonit te policise se Prizrenit. Burime nga kjo e fundit thane se deputetja Albana Vokshi eshte mbajtur ne kete rajon policie derisa ceshtja eshte derguar ne menyre te pershpejtuar ne Gjykaten Komunale te Prizrenit. Togat e zeza kane vendosur lirimin e deputetes nga rajoni i policise pasi i kane shqiptuar gjoben 200 euro tha policia kosovare. Pas shqiptimit te gjobes deputetja eshte lene e lire me argumentin se vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmeri. Diten e hene policia e Kukesit fillimisht mohoi te ishte ne dijeni te ngjarjes por me pas pergenjeshtroi incidentin i cili u konfirmua zyrtarisht dje nga policia e Kosoves. Vokshi nxjerr ne pune gjykaten

Policia e Kosoves deklaroi dje se lirimi nga rajoni i Prizrenit i deputetes Albana Vokshi ishte bere pas vendimit te gjykates se Prizrenit e cila ka vendosur 200 euro gjobe per incidentin ne kufi. Ngjarja ka ndodhur te dielen dite e cila edhe ne Kosove eshte pushim zyrtar. Mesa duket deputetja nga Shqiperia ka nxjerre ne pune gjykaten Komunale te Prizrenit e cila edhe pse ne nje dite pushimi me procedura te pershpejtuara ka shqyrtuar dosjen e paraqitur nga policia dhe brenda pak oresh ka vendosur gjobitjen e deputetes dhe lirimin e saj nga paraburgimi. Kunati i Bregut padi Xhackes e Felajt

TIRANE - Hektor Ajazi kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu perserit ne Gjykaten e Tiranes padine per shpifje ndaj dy deputeteve te Partise Socialiste Ermonela Felaj dhe Olta Xhacka. Padia e depozituar pak dite me pare ka te njejtin objekt qe kishte edhe nje padi e meparshme shqyrtimi i te ciles u pushua nga gjykata ne ditet e fundit te muajit tetor. Megjithese pala paditese kishte dijeni per daten dhe oren e gjykimit nuk u paraqit per seancen e sotme thuhej ne vendimin e gjykates. Sipas kesaj padie Ajazi pretendon se dy deputetet e PS-se i kane shkaktuar dem moral dhe material duke pohuar publikisht fakte jo te verteta ne lidhje me emrin e tij. Kerkoj detyrimin e te paditurave te publikojne nje pergenjeshtrim me permbajtje mohimin e deklaratave te tyre bere kunder meje dhe deklarimin se ato jane te paverteta thuhet ne objektin e padise te Ajazit. ar.ba

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›