Nju Jork, FBI ndërmerr një operacion kundër terrorizmit
FBI-ja në këtë operacion është ndihmuar edhe nga policia e qytetit. Operacioni kishte si objektiv ndalimin e planeve të një terroristi të dyshuar, lëvizjet e të cilit janë ndjekur nga afër nga FBI-ja, bëri të ditur kanali televiziv ABC News, duke cituar një zyrtar.
Autoritetet i deklaruan kanalit ABC se gjatë këtyre sulmeve nuk është gjetur asnjë material që shërben për prodhimin e bombave.
CNN bëri të ditur gjithashtu se njësia antiterroriste e Departamentit amerikan të Drejtësisë ka kryer disa operacione dje në orët e para të mëngjesit në disa banesa në "Flushing", lagje në periferi të “Queens”, por se i dyshuari nuk ndodhej në banesën e kontrolluar.