E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana: Negociatat me Iranin mund të mbahen në Turqi

"Nuk është përfundimtare, por mendoj se negociata do të mbahen në Turqi", deklaroi për gazetarët shefi i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana, i cili ka drejtuar negociatat e vendeve perëndimore për çështjen bërthamore të Iranit.
     
Solana deklaroi se politika e vendeve perëndimore nuk ka ndryshuar dhe do vazhdojë ta nxisë Iranin për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor, që Perëndimi dyshon se po shërben për të ndërtuar armë bërthamore dhe në të njëjtën kohë nuk përjashtohet mundësia e sanksioneve të mëtejshme.

Por Solana tha se aktualisht nuk është koha për të folur për sanksione të reja. "Aktualisht ne po përpiqemi të hyjmë në negociata. Le të flasim për to", deklaroi Solana për gazetarët në Bruksel.
     
Irani ka rënë dakord të bisedojë me gjashtë fuqitë më të mëdha botërore, por autoritetet e Teheranit kanë përjashtuar zhvillimin e bisedimeve lidhur me aktivitetin e tij bërthamor, program që sipas tyre shërben për e energjisë elektrike.
     
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë insistuar se programi bërthamor duhet të jetë në fokusin e bisedimeve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›