Greqia regjistron viktimën e tretë nga A/H1N1
Ministria greke e Shëndetësisë bën të ditur nëpërmjet një deklarate se turisti 29-vjeçar “vdiq si pasojë e komplikacioneve të një insufiçence pulmonare pas prekjes nga gripi H1N1".
Kjo është vdekja e tretë në Greqi nga gripi i derrave, ndërkohë që Ministria e Shëndetsisë thekson se bëhet fjalë për vdekjen e parë të shkaktuar vetëm nga H1N1, pasi dy viktimat e para kishin probleme kronike përpara se të prekeshin nga virusi.
Greqia regjistron më tepër se 2 000 raste të diagnostikuar me gripin H1N1, shumica udhëtarë të ardhur nga jashtë. Sipas Qendrës kombëtare të ndërhyrjes shëndetësore, vendi pritet të marrë dozat e para të vaksinave kundër gripit H1N1 në fillim të tetorit.