Nju Jork Jeremic dhe Hoxhaj versione te ndryshme per veriun
Ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara po zhvillohet debati i radhes lidhur me Kosoven i cili po perqendrohet tek gjendja ne veriun e vendit pas incidenteve me dhune qe kane ndodhur atje ditet e fundit.
Rendi i dites permbante diskutime nga ministri i jashtem serb Vuk Jeremic dhe ministri i jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj. Te dy ata cituan nga raporti i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se lidhur me gjendjen ne terren por duke e interpretuar raportin ne menyra te ndryshme.
Ne diskutimin e tij zoti Jeremic e quajti gjendjen e sigurise te renduar si pasoje e incidenteve ne veri. Ai kritikoi ato qe ai i quajti veprime te njeanshme nga ana e qeverise se Kosoves. Zoti Jeremic ia hodhi fajin per gjendjen e tanishme ne veri synimeve te qeverise se Prishtines per te marre ne dore integritetin e Kosoves. Ai justifikoi ngritjen e barrikadave si mjet rezistence te popullates. Ai tha se Serbia ka denuar perdorimin e forces nga te dyja palet dhe beri thirrje qe te gjitha palet te angazhohen per dialog. Lidhur me negociatat Prishtine-Beograd zoti Jeremic perseri fajesoi Prishtinen per faktin qe negoaciatat nuk kane vazhduar me ritme normale. Lidhur me te ashtuquajturen ceshtje te trafikimit te organeve ai tha se EULEX-i nuk eshte ne gjendje te beje hetime te tilla. Ato duhet te kryhen nga Kombet e Bashkuara tha zoti Jeremic.
Nga ana e tij ministri i jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj tha se persa i perjet veriut gjendja atje kercenon seriozisht paqen dhe sigurine rajonale. Status kuoja tha ai eshte toleruar qe nga viti 1999 dhe ne kundershtim me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Zoti Hoxhaj tha se ne veri veprojne struktura paraushtarake dhe lulezon krimi i organizuar. Ai e quajti veriun e Kosoves rastin e vetem ne Evrope ku nuk behen zgjedhje te lira nje vrime te zeze qe kercenon sigurine rajonale. Zoti Hoxhaj tha se qeveria e Prishtines ka kontribuar dhe ka investuar ne projekte te ndryshme ne veri por Beogradi i ka penguar me cdo menyre perpjekjet e saj.