Nju Jork Tajms komenton mbi romanin Aksidenti te Ismail Kadarese
Gazeta The New York Times boton sot nje kritike te romanit Aksidenti te Ismail Kadarese duke thene per shkrimtarin qe ai mesa duket nuk eshte ne gjendje te shkruaje nje liber qe te mos jete interesant.
Kritiku arls Mekgrath e cileson librin qe doli ne treg kete muaj ne Shtetet e Bashkuara provokativ duke permendur si nje nga arsyet faktin qe libri fillon ne nje menyre dhe shnderrohet ne dicka krejtesisht tjeter.
Kritiku arls Mekgrath thote se nje gje e tille percon ndjesine se kjo eshte menyra sesi e sheh Kadare boten si nje vend qe shnderrohet vazhdimisht dhe e rikrijon vetveten.
Gazeta shkruan se Aksidenti nuk eshte nje nga arritjet e medha te shkrimtarit dhe se lexuesit qe duan te shijojne Kadarene ne kulmin e tijm duhet ti drejtohen librit Kronike ne gur ose Ura me tri harqe.
Kritiku pershkruan ngjarjet ne liber duke thene se ne nje fare kuptimi historia e dy te dashurve Besfort Y dhe Rovena St duket e zaknshme nje marredhenie here e ngrohte here e ftohte ndoshta e intensifikuar nga politika ballkanike dhe nga periudhat qe ata kalonin pa njeri-tjetrin duke zjere nga brenda. Hidhtesia e zenkave te tyre shpesh shperblehet nga butesia e pajtimit te tyre. Ndarja megjithese ata flasin shpesh per te duket se nuk eshte nje mundesi. Ata mund te mos jene te dashuruar por historia e tyre vazhdon.
Kritiku ve ne pah rolin e hetuesit qe ai thote se eshte nje personazh qe personifikon vete shkrimtarin dhe zhgenjimin e tij pamundesine per te ditur cdo gje me siguri dhe ashtu si personazhi edhe romani i hyn nje rruge me spekullime gjithnje e me te nderlikuara para se te mberrije tek perfundimi.
Mekgrath thote se ata qe mbeten pas me gjithe keto hamendje metafizike jane Rovena dhe Bersforti qe sic thote ai ne vend qe te zhvillohen dhe te behen me interesante reduktohen si personazhe. Ai thote se ata behen kaq te panjohur saqe pothuajse nuk jane me personazhe.
Kritiku thote se ndoshta kjo eshte e qellimshme nga ana e shkrimtarit por do te thote se lexuesi privohet nga disa nga kenaqesite tradicionale te romanit si iluzioni se po e njeh personazhin personalisht ne favor te ndjesise marramendese te te parit te tyre si permes pasqyrave te nje labirinthi.
Mekgarthi sugjeron se ndoshta kjo ishte ndjesia e njerezve ne Shqiperine e Enver Hoxhes dhe se Aksidenti me shume sesa parabole eshte nje realitet i kthyer permbys.
Sido qe te jete rasti thote kritiku libri te con ne vende ku nuk eshte e zakonte qe te te cojne romanet dhe te krijon ndjenjen e mirenjohjes qe nuk te duhet te jesh atje.
Kiritiku thote se libri eshte perkthyer rrjedhshem nga Xhon Hoxhson.