Nju Jork Te dyshuarit per bombe i mohohet lirimi me kusht

Nje simpatizant i al-Kaides i arrestuar lidhur me nje numer akuzash per terrorizem u paraqit mbreme ne nje gjykate te Nju Jorkut. Jose Pimentel eshte akuzuar se ka komplotuar per te hedhur ne ere zyra te policise dhe zyra postare ne qytetin e Nju Jorkut si dhe per te sulmuar ushtare amerikane qe kthehen nga sherbimi.
27-vjecarit te njohur gjithashtu me emrin Muhamed Jusuf iu refuzua lirimi me kusht nga gjyqtari dhe ai vazhdon te qendroje ne gjendje paraburgimi ne polici.
Arrestimi i tij u njoftua po dje nga Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg ne nje konference shtypi. Ai e quajti te dyshuarin Pimentel nje vetmitar te motivuar nga propaganda terroriste dhe urrejtja ndaj trupave amerikane ne Afganistan dhe Irak.
Pimentel ka qene nen mbikqyrjen e policise se Nju Jorkut permes nje informatori prej te pakten nje viti dhe sipas autoriteteve ai ishte ne procesin e ndertimit te nje bombe. Zyrtaret thane se nuk ka akuza per demtim individesh apo prone.
Pervec kesaj autoritetet nuk kane ndonje prove se Pimentel ka qene duke bashkepunuar me dike tjeter tha kryetari i bashkise.
Ne seancen e djeshme gjyqesore avokati i te akuzuarit Jozefi Zablocki tha se sjellja e klientit te tij qe coi ne arrestim nuk ishte ajo e nje komplotisti qe perpiqte te fshihte ndonje skeme veprimesh te dhunshme.
Avokati tha se Pimentel i bente hapur aktivitetet e tij dhe nuk perpiqej te fshihte ndonje gje.
Fqinjet e tij shprehen tronditje kur degjuan lajmin e arrestimit.
shte dicka mjaft surreale por me mire qe vepronte i vetem. Ende nuk e kam marre veten jam i tronditur thote Alexis Smith fqinj i te akuzuarit.
Pimentel eshte akuzuar se kishte nje mjet shperthyes ne momentin e arrestimit te shtunen dhe se kishte ne plan ta perdorte ate kunder te tjereve per te terrorizuar publikun.