E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vriten 14 ushtarë në një pritë

Të paktën 14 pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit janë vrarë sot nga persona të armatosur të cilët i kishin ngritur pritë në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.
 

Ushtria theksoi se sulmi kishte ndodhur teksa autokolona po udhëtonte për në provincën Baluçistan.

Grupi militant Baluçi, ose Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Një zëdhënës i këtij grupi tha se janë vrarë 40 ushtarë.

Këta militantë për dekada po udhëheqin luftën kryengritëse kundër qeverisë, duke kërkuar më tepër pavarësi dhe më tepër pjesëmarrje në burimet natyrore të provincës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›