Bangladesh, nis procesi për krime lufte

Procesi i parë për të dyshuarit për krime lufte në luftën për pavarësi të Bangladeshit, kundër Pakistanit, ka filluar në kryeqytetin Daka.
Delavar Hosain Sajedi, një figurë e lartë në partinë Xhamat e Islam, ballafaqohet me akuza përfshirë genocid, dhunim dhe persekutim fetar, në luftën e vitit 1971.
Gjykata speciale do t`i gjykoj të akuzuarit nga Bangladeshi, për bashkëpunim me forcat e Pakistanit, të cilat ishin përpjekur ta pengojnë Bangladeshin, që të mos bëhet shtet i pavarur.
Deri në vitin 1971, Bangladeshi quhej Pakistani Lindor, derisa kur shpërtheu lufta nëntëmujore për ndarje.