Përfundojnë bisedimet Prishtinë-Beograd
Ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë.
Sipas mediave kosovare, temë e vetme e dialogut ka qenë implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, për të cilën palët kanë rënë dakort disa muaj më parë.
Mediat theksojnë se palët do të vazhdojnë dialogun me tema të tjera të parashikuara në axhendë ndërsa shtojnë se dialogu është parashikuar të vazhdoj edhe nesër.
Në këtë raund të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjithashtu pritet që në takimin e pasdites, ose të ditës së nesërme, të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.