E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në banesë, vdesin bashkëshortët dhe vajza

Foto ilustruese

TIRANË- Një familje është shuar në kryeqytet kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Tragjedia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një apartament, në katin e tretë të një pallati në rrugën Hoxha Tahsim.

Sipas të dhenave të para mësohet se viktima kanë mbetur burrë e grua së bashku me vajzën e tyre të vogël, të cilët nuk mundën të shpëtonin në kohë nga flakët.

Genc, Florida Spahiu, te dy 35 vjecare dhe vajza e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve arriti të shpëtonte vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.

Policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për ngjarjen dhe shkaqet e zjarrit, duke deklaruar se kanë nisur hetimet.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por kjo mbetet per t’u hetuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›