E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Shkup, promovon sot librin Kurban

SHKUP- Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama promovon sot librin e tij Kurban në Shkup.

Promovimi i librit të tij është paralajmëruar nga vetë Rama përmes rrjeteve sociale të internetit, ku siç bëhet e ditur promovimi i parë do të ndodhë, sot në Shkup në Qendrën teatrore për fëmijë në Çarshinë e Vjetër në ora 18.00, ndërsa të hënën pritet promovimi në Tetovë.

Rama gjatë vizitës së tij do të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi. Takimi me Ahmetin dhe Thaçin do të zhvillohen nesër në Tetovë. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›