Nju Jork, gjoba marramendëse diplomatëve për parkingjet

Deri më tani, gjoba e vënë ka arritur në afërsisht 17 milionë dollarë.
Gjobat të cilat nuk janë paguar që nga muaji korrik deri më tani kanë arritur në 16,7 milionë dollarë, por kjo shifër pritet që të rritet dhe gjatë kësaj jave më mbledhjen e Asamblesë se Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatim Taksës, vendin e parë ndër më të gjobiturit e zënë diplomatët egjiptianë me 1.9 milionë dollarë, ku ndiqet nga nigerianët me 1 milion dollarë dhe me indonezianët me 725 mijë dollarë.
Michael Grim, Peter King dhe Edolphus Towns, anëtare të Kongresit Amerikan kanë përgatitur një projektligj, ku do të ndërmerren masa sanksionesh ndaj shteteve të këtyre diplomatëve të cilët nuk kanë paguar gjobat në Nju Jork. Ky projektligj përfshin në brendësi dhe masat për mosrikonstruktimin e parqeve diplomatike. Në Nju Jork gjenden 289 misione dhe konsullata të huaja. /L.Ferhati/Start/
2011-09-24 09:55