LSI: Pakt Kombëtar për integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një konferencë për shtyp ritheksoi sot nevojën që të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të sillen në mënyrë evropiane. “Nga kjo pozitë dhe nga ky qëndrim i njohur i Lëvizjes Socialiste për Integrim unë i ftoj të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm të lënë mënjanë interesat e vogla të tyre apo të grupit që përfaqësojnë, por në të gjithë sjelljen e tyre politike të dominohen nga interesat evropiane të vendit”, tha Rama.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë dhe interesat evropiane të vendit kanë nevojë për klimë bashkëpunimi politik, për kontribute pozitive dhe për konsensus të nevojshëm që lidhet me përmbushjen e këtyre reformave të rëndësishme. “Reforma zgjedhore dhe e gjithë paketa që vjen si kusht për tërë procesin e integrimit evropian të vendit është ajo që duhet të dominojë dhe që duhet të na bashkojë të gjithëve në qëndrimin që mbajmë. Nuk ka kohë për kundërvënie për shkak të interesave partiake, por ajo çka është e rëndësishme, është që duhet të gjithë të kontribuojmë pozitivisht”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
/Start/E.B/
2011-09-23 21:57